Vera e nxehte e milionave te Europes per klubet shqiptare

Vera e nxehte e milionave te Europes per klubet shqiptare

Skënderbeu, Kukësi, Partizani dhe një prej Tiranës apo Laçit do të ketë mundësi që këtë sezon të fitojë një “mal me para”. Duke filluar që nga pjesëmarrja në një tur, e deri tek kualifikimet skuadrat shqiptare do të mbushin xhepat. Korçarët janë ekipi që nëse kalojnë një tur, mund të mbledhin rreth 1000.000 euro. Vetëm për pjesëmarrjen në turin e dytë të Champions, Skënderbeu merr 300 mijë euro. Nëse kualifikohet në turin e tretë, merr 400 mijë euro. Nëse ekipi korçar shkon në “play-off”, por eliminohet merr 3 milionë euro. Dhe nëse ia del fiton 12 milionë euro para bazë, plus për fitoret, barazimet dhe humbjet dhe të drejtën televizive.


Pra nëse ia del që Skënderbeu shkon deri në play-off, do të jetë një nga skuadrat që do të fitojë më shumë para. Vetëm në pjesëmarrjen në Europë, ajo merr rreth 500 mijë euro, sepse merr edhe një bonus për të dalë kampione me rreth 300 mijë euro. Në Europa League ende nuk janë saktësuar fitimet për skuadrat që do të marrin. Por flitet për një rritje rreth 30 për qind të buxhetit të sezonit të kaluar. Gjithçka është konfirmuar nga komiteti ekzekutiv i UEFA-s. Mesatarisht, turi i parë nga nisin skuadrat shqiptare do të jetë 150 mijë euro. Turi i dytë ndoshta 180 mijë e me radhë deri në fazën e grupeve.

Skuadrat shqiptare kanë fituar plot 1.5 milionë euro në kupat e Europës në sezonin 2013-2014, duke lënë pas të gjitha vendet e tjera, me përjashtim të Serbisë. Kjo dilte nga raporti përfundimtar i UEFA-s për “plej-ofin” e Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Europës atë sezon. Skënderbeu, Kukësi, Teuta e Laçi ishin pjesëmarrëse atë verë dhe dy të parat realizuan fitimet kryesore. Korçarët fituan 725 mijë euro, si pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve, kuksianët arritën deri në 540 mijë, ndërsa Teuta e Laçi futën në xhep nga 120 000 euro.

Kukësi kaloi 3 ture në Ligën e Europës, Skënderbeu një tur në Ligën e Kampioneve, ndërsa durrsakët e kurbinasit u eliminuan që në turin e parë të fazës eliminatore. Shuma e saktë ishte 1 milion e 505 mijë euro. Vetëm klubet serbe kanë fituar më shumë se ato shqiptare, atë vit, por pa ndonjë diferencë të madhe. Serbia mori 1 milion e 665 mijë euro. Më pas vinin Suedia, Norvegjia, Islanda apo Azerbajxhani.

Në sezonin 2014-2015, Skënderbeu, Kukësi, Laçi dhe Flamurtari nuk ka marrë më shumë se sa 995 mijë euro. Këto janë të ardhurat që vinin nga qeveria e futbollit europian, në bazë të formatit të ndarjes së parave si në Kupën e Kampioneve dhe në Ligën e Europës. Pjesën më të madhe natyrisht këto vitet e fundit e merr Skënderbeu, kjo për faktin e thjeshtë se luajti në kompeticionin më të rëndësishëm dhe më të ndjekur, Champions League. Korçarët luajtën në turin e dytë të këtij kompeticioni, ku u eliminuan nga BATE Borisov. Kështu, në total ata morën nga UEFA rreth 375 mijë euro.

Sipas formatit të vendosur nga UEFA, kampionia shqiptare merrte pjesë nga turi i dytë dhe përfiton rreth 175 mijë euro për këtë tur. Por kësaj shifre i shtoheshin edhe 200 mijë euro që UEFA ua akordonte kampioneve në kampionate të nivelit si i yni, kjo për t’i stimuluar sa më shumë. Por, në krahasim me vitin 2013, Skënderbeu ka marrë 350 mijë euro më pak, kjo pasi në 2013-2014-n kampionët tanë shkuan deri në turin e tretë të Champions-it si dhe luajtën në “play off” të Ligës së Europës, duke futur në arkën e tyre plot 725 mijë euro. Kukësi vjet u eliminua që në turin e parë, ndaj morri më shumë sesa 120 mijë euro. Kurbinasit kaluan për herë të parë një tur të Ligës së Europës, duke përfituar 250 mijë euro, 130 mijë më shumë sesa vitin e shkuar, ku u ndalën që në tur të parë. Të njëjtën shifër ka marrë edhe Flamurtari, skuadër kjo që në turin e parë eliminoi gjeorgjianët e Sionit, por nuk kaluan dot rumunët e Petrolul Ploeshtit.

1.5 milionë euro kanë fituar në kupat e Europës në sezonin 2013-2014, duke lënë pas të gjitha vendet e tjera, me përjashtim të Serbisë ekipet shqiptare. Një rekord.

Ekipi fitues i Kategorisë Superiore, që këtë vit është Skënderbeu ka fituar 100 milionë lekë të vjetër nga titulli. Kjo premio është zakonisht e qartësuar që në fillim të sezonit. Po kështu rreth 40 milionë lekë të vjetër merr edhe ekipi fitues i Kupës së Shqipërisë.

Shpërblimet në Champions për çdo tur

Turi i parë: €200,000

Turi i dytë: €300,000

Turi i tretë: €400,000

Play-offs e eliminuar: €3,000,000

Play-offs fituese: €2,000,000

Pagesa bazike në grupe: €12,000,000

Europa League 2014-2015, plus 30%

Turi i parë: €120,000

Turi i dytë €130,000

Turi i tretë: €140,000

Play-offs e eliminuar: €150,000

Pagesa bazike në grupe: €1,300,000

Fitore në grup: €200,000

Barazim në grup: €100,000

I pari në grup: €400,000

I dyti në grup: €200,000

 

 

 

“Tani nuk mendojmë për titullin e ardhshëm, por mendojmë për kupat e Europës. Ndjekim me kujdes kampionatet e Europës dhe shpresojmë shumë të jemi në vazon e ekipeve më të forta në short, që do ishte risi për futbollin shqiptar. Nuk ka ndonjë sekret të madh, por ne kemi punuar mirë në merkato, që në qershor të vitit të shkuar, duke plotësuar skuadrën, jo duke bërë revolucion. Një skuadër nuk mundet të ndërrojë gjithë skuadrën në verë dhe të fitojë titull”.

 

Ardjan Takaj

Skënderbeu

 

 

FSHF: Me Idrizin Flamurtari dyshohet për trukime ndeshjesh

Federata Shqiptare e Futbollit, pas akuzave të bëra publike në një emision televiziv, nga administratori FK Flamurtarit Sinan Idrizi, ka reaguar zyrtarisht për akuzat: “Prej disa kohesh nga ana e këtij personi, jashtë çdo lloj etike zyrtare dhe qytetare, janë lëshuar akuza ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit dhe komisioneve Juridike të saj. Pa asnjë bazë dhe mbështetur në dy kolona, haluçinacionin dhe fjalorin vulgar, ky zyrtar i klubit Flamurtari ka ndërtuar një serial me shpifje dhe akuza, të cilat nuk mund të errësojnë të vërtetën dhe të zbehin sadopak punën e komisioneve dhe FSHF-së në përgjithësi. Federata e ka bërë të qartë qëndrimin e saj të vendosur në lidhje me luftën ndaj fenomenit të trukimit të ndeshjeve. Është e vërtetë që administratori Sinan Idrizi, ka sjellë në Komisionin e Etikës kërkesën për hetuar ndeshje. Por është po kaq e vërtetë, që zyrtarët e klubit të tij dhe ai vetë, nuk kanë bashkëpunuar për të treguar individë konkretë, tek të cilët dyshojnë, dhe më mirë se ata, askush nuk mund të ndihmojë në këtë proces. Flamurtari, nuk ka qenë klub i dyshuar nga Komisionet e FSHF më parë, por pikërisht kohët e fundit, ai është shndërruar në një klub problematik, ku së fundmi erdhën edhe raporte nga UEFA. Administratori i klubit Flamurtari, Sinan Idrizi, ka fyer rëndë figura me integritet dhe personalitet, të cilët kanë kontribuar shumë dhe do të vazhdojnë të kontribuojnë për zhvillimin e futbollit. Vetëm gjatë periudhës që ky person është në drejtimin e klubit, Flamurtari dyshohet për trukime ndeshjesh. Së fundmi, nuk do të denjonim t’i përgjigjeshim, këtij personi të dënuar nga Komisionet e FSHF, por ndjejmë për detyrë të sqarojmë opinionin sportiv shqiptar dhe mediat, në lidhje me spekulimet e radhës të një zyrtari, që për mënyrën se si ka reaguar, vështirë se mund të quhet i tillë. FSHF, konfirmon qëndrimin e saj të prerë, se për këtë person dhe këdo tjetër, që shkel etikën, do të zbatohen të gjitha sanksionet që parashikohen në rregulloren e futbollit”, thuhej në deklaratën e federatës së futbollit.

 

 

Kupa, gjyqtari vendës

Gjyqtarë vendës në takimin final të Kupës. FSHF e ka zyrtarizuar dje me një njoftim. Nuk ka gjyqtarë të huaj për sfidën e së premtes. Në FSHF është hedhur dje shorti për të përcaktuar skuadrën pritëse të finales së Kupës së Shqipërisë. Do të jetë Kukësi skuadra pritëse, ndonëse takimi luhet në “Qemal Stafa” si dhe faktori fushë nuk ka të bëjë me shpërndarjen e biletave që do të jenë në kuota të barabarta 50 me 50 për të dyja skuadrat. Konfirmohet lënia bosh e sektorit D2, për arsye sigurie.

Olsi Avdiaj


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama