Veprimi qesharak i FSHF-se merr Dritan Shakohoxhen per ta mbrojtur ne Lozane

Veprimi qesharak i FSHF-se, merr Dritan Shakohoxhen per ta mbrojtur ne Lozane

Në emisionin “Procesi Sportiv” të datës 20 prill në Top Channel u diskutua mbi shanset që ka Shqipëria për të marrë 3 pikë nga Gjykata e Kasacionit Sportiv në Lozanë pas shqyrtimit të dosjes për incidentet e dhunshme në ndeshjen e 14 tetorit Serbi-Shqipëri në Beograd.

Të ftuarit në panel i bënë një analizë prezantimit të Shqipërisë në Lozanë, ku antroplogu Përparim Kabo theksoi mungesën e seriozitetit të palës shqiptare, e cila përveç përfaqësuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit, trajnerit De Biazi, kapitenit Lorik Cana kishte përfshirë në delegacionin e saj edhe një përfaqësues nga Supersporti, që u nxorr jashtë nga treshja e gjyqtarëve që qëndronte në panel.

Bëhet fjalë për komentatorin sportiv Dritan Shakohoxha, që sipas Kabos jo vetëm ishte i pranishëm në sallën e degjesës, por edhe ndërhyri gjatë séances, raporton Respublica.

Kjo çoi në reagimin e menjëhershëm të panelit gjykues që vlerësoi si të papranueshme ndërhyrjen e komentatorit sportive.

Kabo e cilësoi këtë prezantim të palës shqiptare joprofesional dhe me mungesë të theksuar serioziteti, që mund të ndikojë edhe në vendimin e Gjykatës së Lozanës për ndeshjen e Beogradit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama