Skenderbeu/ 12 lojtare pa kontrate Vangjeli e Salihi pezull

Skënderbeu/ 12 lojtarë pa kontratë, Vangjeli e Salihi pezull

Skënderbeu i sezonit të ardhshëm do të fil lojë nga rinovimet. Nga një grup prej 25 lojtarësh, thuajse gjysma e tyre është drejt skadencës.

13102822_1031329836904737_2440024384121062061_nNë fundin e muajit qershor mbarojnë kontratat, konkretisht 12 futbollistë të grupit që sapo mbylli sezonin do të mbeten të lirë në treg.

Ndaj presidenti Ardjan Takaj, pasi të ketë konfirmuar trajnerin, do të merret me rinovimin e pjesës tjetër të ekipit.

Praktikisht nuk pritet të ketë probleme mosdakordësie kryesisht me pjesën më të madhe të tyre. Gjithsesi, në këtë grup prej 12 lojtarësh ka edhe nga ata që pritet të largohen, sa për oferta më të mira, apo edhe për zgjedhje të klubit.

Rinovimet

Duke filluar nga Orges Shehi në portë dhe Llapanji menjëherë pas tij, pjesa më e madhe e lojtarëve që u mbarojnë kontratat pas një muagji, nuk pritet që të ketë probleme apo mosdakordësi për të rinovuar.

Si dy portierët, në të njëjtat kushte ndodhen edhe mbrojtësi Arapi, Radas dhe Osmani, për të vijuar më pas me Eskuerdinjën, Prognin.

Mendohet se nga të dyja palët, si nga klubi edhe nga lojtarët, vullneti për të zgjatur marrëveshjen nuk mungon, ndaj firma mbi kontratë është çështje kohe. Kristi Vangjeli apo Hamdi Salihi janë dy "yjet" që mbeten pezull.

Natyrisht klubi ka dëshirën e madhe për t'i mbajtur këta dy lojtarë në gjirin e tyre, por do të shihet se sa dakord do të jenë ata për të qëndruar edhe një vit tjetër.

Gjithçka për ta varet nga ofertat që mund të kenë nga ekipe të huaja, sidomos për Salihin, pasi të dy në Shqipëri zgjedhjen e vetme, sikundër e kanë deklaruar, kanë Skënderbeun.

Në pritje për zgjidhje të reja është edhe Arbër Abilaliaj, i cili duhet të ulet me drejtuesit për të folur rreth një rinovimi të mundshëm apo një shkëputje të marrëdhënieve me klubin, pavarësisht se në Korçë e duan pjesë të ekipit.

Largimet

Natyrisht pjesë e këtyre 12 lojtarëve janë edhe disa elementë që do të lihen të lirë në fund të kontratës. Në këtë grup që mbetet i vogël bëjnë pjesë dy të afruarit në merkaton e janarit në Korçë që janë Angel Orue dhe Renatinjo, të cilët nuk kanë bindur me pritshmërinë e tyre drejtuesit bardhekuq dhe ndoshta do t'u ofrohet shkëputja e marrëdhënieve në mënyrë konsensuale duke u lënë të lirë në merkaton e verës të gjejnë një klub tjetër.

Në këto kushte është edhe portieri i tretë, Deniz Torshupa, me të cilin klubi duket se i ka mbyllur marrëdhëniet dhe do të jetë lojtar i lirë që nga qershori i këtij viti.

"Të blinduar" Klubi i Skënderbeut kohët e fundit ka filluar të përdorë kontrata afatgjata me lojtarët e vet. Kjo procedurë është aplikuar në merkaton e janarit, apo edhe me ata që kanë rinovuar kontratën në muajin e parë të vitit 2016.

Shembull konkret për rinovimet është Bruno Lulaj që ka kontratën më të gjatë deri në 2019, po ashtu edhe Jashanica dhe Lilaj që u skadojnë kontratat në 2018.

Në të njëjtën pozitë janë edhe të afruarit e janarit në merkato përfshi këtu Nafiun, i cili ka një kontratë ekzistuese deri në 2018, ashtu si Orelesi deri në fund të 2017- ës.

Këtu janë lojtarët që do të bazohet Skënderbeu për sezonet e ardhshme dhe pjesë përbërëse janë lojtarë cilësorë dhe të rinj si Nimaga, Latifi, Abazi apo edhe Lulaj dhe Nafiu.

Gjithsesi, nuk përjashtohet që ndonjë prej tyre të mund të largohet këtë merkato nga klubi bardhekuq me destinacion ndonjë klub tjetër të Superiores si punë huazimi, siç mund të ishte rasti i Rashicës.

LLAZI SARO


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama