Sampdoria kembengul per Abrashin

Sampdoria kembengul per Abrashin

Lojtari i Kombëtares shqiptare, Amir Abrashi, mund të luajë në Serinë A sezonin e ardhshëm. Sipas ueb-faqes zvicerane “Fusballinfos.ch”, Sampdoria po ndjek me shumë interes situatën e mesfushorit kuqezi tek Grasshoperi.

25-vjeçarit të lindur në Zvicër i përfundon kontrata me klubin në qershor dhe Sampodria është hedhur në sulm që të sigurojë kartonin e shtatshkurtrit. Ka pasur edhe skuadra të tjera që kanë shprehur interes për të, por Sampdoria është ajo që është shfaqur e gatshme ta transferojë me çdo kusht shqiptarin. Në kampionatin zviceran, Bazeli dhe Yang Boys janë futur gjithashtu në garë për Abrashin.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama