Rio 2016 / Rusia i shpeton perjashtimit kolektiv

Rio 2016 / Rusia i shpëton përjashtimit kolektiv

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka dalë sot me një deklaratë zyrtare rreth çështjes së përdorimit të vazhdueshëm të dopingut nga sportistët rusë, të provuar nga raport i WADA-s. Edhe pse IOC ka vendosur që për momentin të mos përjashtojë Rusinë nga pjesëmarrja në Lojërat Olimpike Rio 2016, nuk ka përjashtuar mundësinë që një gjë e tillë të ndodhte në të ardhmen.

3565889900000578-0-image-a-59_1466172817281

"Gjetjet e këtij raporti tregojnë një sulm tronditës dhe të paprecedent ndaj integritetit të sportit dhe ndaj Lojërave Olimpike. Ndaj Komiteti Olimpik Ndërkombëtar nuk do të hezitojë të ndërmarrë sanksionet më të ashpra ndaj individëve apo organizatave të përfshira", ishin fjalët e presidentit të IOC, Tomas Bah.

doping

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar vendosi që para se të marrë një vendim, të ndërtohej një Komision Disiplinor i cili të shihte në mënyrë të detajuar çdo provë që gjendej në raportin e përpiluar nga WADA. Çdo vendim për dënime kolektivë do të merrej vetëm pasi të përfundonte gjykimi në KAS ndaj atletëve të cilët kishin bërë kërkesë për t'u paraqitur individualisht në Rio 2016 pas përjashtimit të Federatës Ruse të Atletikës.

Ndërkohë, IOC ka bërë të qartë se nuk do të mbështeste asnjë lloj aktiviteti ndërkombëtar që zhvillohej në Rusi, përfshirë edhe Lojërat Europiane të vitit 2019. Asnjë akreditim për Rio 2016 nuk do t'u jepej zyrtarë të Ministrisë Ruse të Sportit apo zyrtarëve të tjerë të përfshirë në raport.

doping rusi soci

Njëkohësisht, do të fillonte një hetim zyrtar ndaj të gjithë sportistëve, stafit dhe delegacionit rus në Lojërat Olimpike Soçi 2014. Të gjitha Federatave të Sporteve Dimërore iu komunikua që të pezullonin përgatitjet për çdo lloj aktiviteti ndërkombëtar që kishin planifikuar në Rusi.

GettyImages-470375595

Gjithashtu, u kërkua që WADA të bënte publike emrat e të gjithë atletëve të përfshirë në skandal, në mënyrë që Federatat Ndërkombëtare përkatëse të fillonin të ndërmerrnin masa ndaj tyre.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama