Peshengritja rikthehet pa medalje Calja renditet i 8 ne bote Qerimaj i 5

Peshengritja rikthehet pa medalje Calja renditet i 8 ne bote, Qerimaj i 5

Ekipi shqiptar i peshëngritjes do të rikthehet pa medalje nga Kampionati Botëror që zhvilluan në Houston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dy shtangistët Briken Calja dhe Erkand Qerimaj nuk arritën që të renditeshin në podiumin e më të mirëve duke mbetur jashtë. Briken Calja garoi në peshën 69 kg duke e mbyllur garën në vendin e tetë në dygarësh.

Fakti që Calja rikthehej pas dy vitesh pezullim në pedanë ndikoi gjatë garës, pasi pati probleme fizike. Calja dështoi në dy provat e para në stilin e shkëputjes me 143 kg, ndërsa arriti ta ngrejë këtë peshë në provën e tretë.

Ai u rendit në vendin e 13 në këtë stil, ndërsa në stilin e shtytjes tentoi dhe rikuperoi duke ngritur me sukses provën e parë me 177 kg, po ashtu edhe të dytën me 183 kg, ndërsa dështoi në provën e tretë, në 187 kg. Me 326 kg në total, ai u rendit në vendin e tetë edhe në dygarësh.

Ndërsa Erkand Qerimaj garonte në baterinë B në këtë kampionat në peshën 77 kg. Në stilin e shkëputjes, ai realizoi me sukses dy provat e para, 151 dhe 154 kg, ndërsa gaboi me 156 kg në provën e tretë duke u renditur në vendin e gjashtë.

Në shkëputje shkodrani e nisi mjaft mirë garën duke ngritur me sukses në dy provat e para 186 dhe 188 kg, por dyshoi në provën e tretë 193 kg duke e mbyllur garën me 342 kg në dygarësh në vendin e 5 në grupin B. Të vetëdijshëm për mundësitë, synimi i shtangistëve shqiptarë në këtë kampionat ishte grumbullimi i pikëve për në Olimpiadën e Brazilit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama