Partizani denoncon dhunen ne derbi Dervishi u godit nga Muka (VIDEO)

Partizani denoncon dhunën në derbi: Dervishi u godit nga Muka (VIDEO)

Klubi i Partizanit ka reaguar ashpër për incidentet e ndodhura në derbin e luajtur mbrëmjen e së mërkurës ndaj Tiranës (2-2). Në një koment të publikuar në profilin zyrtar të klubit të "kuq", thuhet se drejtori i Përgjithshëm Dritan Dervishi u dhunua në ambientet e brendshme të "Selman Stermasit", bashkë me disa zyrtarë të tjerë.

13166021_502647949929606_6475673154889098328_n (1)Klubi i Partizanit ka publikuar edhe një foto në të cilën Dervishi shihet i fashur në fytyrë.

Partizani i bën thirrje instancave shtetërore të zbardhin ngjarjen, ndërkohë që akuzon drejtpërdrejt drejtorin teknik të Tiranës Devi Muka, për dhunë në stadium.

Untitled-15

REAGIMI I PLOTË I KLUBIT TË PARTIZANIT:

Klubi reagon për dhunën barbare të ushtruar nga tifozët dhe drejtues të Tiranës ndaj drejtuesve tanë në përfundim të takimit Tirana - Partizani. Në ambjentet brenda stadiumit Drejtori i Përgjithshëm Dritan Dervishi dhe dy përfaqësues të tjerë të klubit janë goditur jo vetëm nga tifozë por ajo që është më e rëndë nga drejtues të klubit bardheblu drejtori teknik Devi Muka por edhe persona të paautorizuar të cilët kanë sulmuar stafin e Partizanit.

Pamjet flasin qartë, por ne do ti bëjmë publike edhe me pamje të filmuara. Përfaqësues të klubit tonë mbahen padrejtësisht në ambjentet e komisariatit Nr. 2, ndërkohë që ndaj dhunuesve nuk merret asnjë masë. Klubi i kërkon të gjitha instancave kompetente organeve shtetërore, drejtësisë dhe policisë të marrin masat ndëshkuese ndaj individëve për këtë sulm vandal që ndodh në fushat e futbollit. Tirana si klubi organizator ka përgjegjësinë kryesore për mbarvajtjen e takimit dhe sigurinë e ekipit mik. Kurrsesi nuk mund të pranohet nga ana e klubit tonë një mikpritje e tillë e cila ka shkelur rëndë Fair - Play -in mos treguar aspak mikpritje sportive.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama