Partizani Demi rrit premion per kalimin ne turin e trete

Partizani, Demi rrit premion për kalimin në turin e tretë

Partizani do të luajë nesër ndeshjen e kthimit ndaj Ferencvaroshit në transfertë, pasi takimi i parë ka përfunduar në shifrat 1-1 dhe drejtuesit e kuq kanë menduar për të motivuar financiarisht ekipin. Në rast se të kuqtë arrijnë të kalojnë në turin tjetër të Champions League, përfitimet financiare të klubit do të jenë më të mëdha dhe një gjë e tillë do të reflektohet edhe te lojtarët.

demi sormani starova tomori partizani

Burime të besueshme pranë klubit kryeqytetas kanë konfirmuar për "Panorama Sport" se premio që presidenti Demi ka vendosur t'u japë lojtarëve të tij do të jetë jo pak, por plot 250 mijë euro. Fillimisht ishte vendosur që premio të ishte 150 mijë euro, por klubi vendosi ta shtojë shifrën, duke karikuar edhe më shumë lojtarët e kuq.

Partizani - Ferencvarosh ne "Elbasan Arena"

Partizani - Ferencvarosh ne "Elbasan Arena"

Gjithashtu është e para herë që presidenti Demi vendos të shpërblejë lojtarët me një premio "të çmendur", pasi për ndeshjet e kampionatit apo titullit kampion ai ka vendosur shuma modeste në krahasim me ndeshjen e Champions League. Me sa duket, numri një i të kuqve kërkon me çdo kusht që skuadra e tij të shkojë sa më larg në kompeticionin prestigjioz dhe për këtë arsye nuk do të kursehet në asnjë drejtim.

partizani ferencvarosh ibrahimi

Kualifikimi

Duke parë barazimin në ndeshjen e një jave më parë, natyrisht që kualifikimi është disi i vështirë për skuadrën e Partizanit. Kjo pasi të kuqtë do të luajnë në transfertë dhe do t'i duhet me çdo kusht që të fitojnë për të vazhduar më tej në Champions League. Për të arritur objektivin e tyre, të kuqtë pritet të jenë të kujdesshëm në fazën mbrojtëse dhe të mundohen të gjejnë golin me anë të kundërsulmit. Por, nuk duhet të harrojmë se skuadra e Sormanit do të ketë përballë kampionët e Hungarisë, të cilët kanë në përbërje lojtarë mjaft cilësorë.

ARMAND HALILI



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama