Pas një sezoni thuajse të dështuar në Serinë A, Milani bën gati listën e shpenzimeve, gjithmonë nëse arrihet marrëveshja me kinezët prej 740 milionë eurosh.
Trajneri i Sevijës Unai Emeri dhe mbrojtësi maroken Mehdi Benatia janë dy emrat e parë në listë për drejtuesit e ardhshëm të kuqezinjve.
Në sezonin që u mbyll Milani pati probleme me trajnerët dhe Emeri është vënë në fokus të skuadrës milanezë edhe pwr sukseset e arritura nw Evropw.
Trajneri i Sevijës një natë më parë humbi finalen e 'Kupës së Mbretit' në Spanjë ndaj Barcelonës në minutat e kohës shtesë. Ai ka arritur një tjetër sukses historik duke fituar tre herë kupën e Ligës së Europës.
Gazeta italiane "Corriere dello Sport", shkruan se nëse arrihet marrëveshja mes Berluskonit dhe kinezëve, atëherë pritet një investim prej 300 milionë eurosh.