Laci-Kukesi finalja e Kupes se Shqiperise

Laci-Kukesi finalja e Kupes se Shqiperise

Laci-Kukësi do të jetë finalja e Kupës së Shqipërisë. Kurbinasit arritën të skualifikonin nga kupa ekipin e Tiranës, duke fituar me rezultatin e ngushtë 1-0. Golin e vetëm për skuadrën e drejtuar nga shkodrani Armando Cungu e shënoi nigernian Xhejms Adeni, në minutën e 62-të të pjesës së dytë.

Kjo është finalja e dytë për bardhezinjtë të cilët do të përballen me ekipin tjetër verior atë të Kukësit. Nënkampionët e Shqipërisë eleminuan në gjysëmfinale kampionët e Skëndërbeut. Kuksianët arritën të menaxhonin më së miri avtazhin e krijuar në ndeshjen e parë, duke marrë një barazim me vlerë kualifikimi në korcë.

Ndeshja ndërmjet Skëndërbeut dhe Kukësit përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1. Të parët që kaluan në avatazhi ishin vëndasit me anë të mesfushoirt Gerhard Progni në minutën e 15-të. Por, gëzimi I korcarëve nuk do të zgjste shumë pasi sulmuesi kroat Pero Pejic, barazon shifrat pas 10 minutash në 1-1. Rezultati mbeti I pandryshuar deri në fërshëllimën e fundit të gjyqtarit me Kuksin që kalon për të dytën here rradhazi në finale ku do të ndeshet me skuadrën e Lacit./f.b


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama