Kualifikueset e Euro 2016 Shqiperia e pamposhtur 0-0 ne Kopenhagen

Kualifikueset e Euro 2016, Shqiperia e pamposhtur 0-0 ne Kopenhagen

ndrra vazhdon. Kombëtarja shqiptare ka arritur sot një tjetë rezultat historik në eleminatoret e Europianit “Francë 2016″. Djemtë e De Biazit kanë barazuar sot 0-0 në Kopenhagen ndaj Danimarkës duke marrë një pikë me vlerë që i mban fuqishëm në lojë për një vend në kampionatin Europian. Pavarësisht se kanë vuajtur 90 minuta presionin e danezëve, kuqezinjtë në fund ia kanë duke u ngjitur tashmë në kuotën e 11 pikëve po aq sa Danimarka. Ajo që vlen të theksohet se Shqipëria nuk ka asnjë humbje në këto eleminatore.

MINUTAT:
90+2′
Roshi ka shansin më të mirë për të shënuar. Mesfushori niset i vetëm drejt portës dhe nuk shërben në qendër por gjuan, duke i dhënë mundësinë portierit të presë topin.
90′ Sinjalizohen 3 minuta shtesë.
88′ Vazhdon presioni i danezëve, mbrohen mirë shqiptarët.
85′ Tension mes futbollistëve, Kjaer dhe Xhaka, të dy ndëshkohen me karton të verdhë.
82′ Zvëndësimi i tretë te Shqipëria, largohet Gashi duke i lënë vendin Odise Roshit.
77′ Karton i verdhë edhe për Kukelin pas një faulli në mesfushë.
76′ Goditje dënimi për danezët, vjen krosimi drejt zonës, godet me kokë Jorgensen, por topi kalon ngjitur me shtyllën pingule të Berishës.
75′ Faull i Ajetit ndaj Jakobsen, arbitri kësaj here e ndëshkon me karton të verdhë.
74′ Danimarka gjen golin me Bentdner, por për fat ka pozoicion jashtë loje.
71′ Pasim perfekt për Bentdner që gjendet i pazbuluar brenda zonës. Në momentin final, kur sulmuesi do gjuante, vjen nga mbrapa Lorik Cana dhe i largon topin nga këmbët. Shqipëria në vështirësi.
68′ Zbritje e shpejtë e Shqipërisë me Gashin, që pason në të majtë për Migjen Bashën, por ky i fundit me zor e mbrin dhe topi përfundon në fundore.
65′ Sërish Berisha shpëtimtar, portieri kuqezi tregohet edhe njëherë vendimtar me pritjen e tij. Danezët vazhdojnë sulmet e njëpasnjëshme.
63′ Dy zvëndësime të menjëhershme te kuqezinjtë, largohet Lenjani duke i lënë vendin Sadikut, gjithashtu largohet edhe Abrashi, vendin e tij e ze Migjen Basha.
60′ Jorgensen shfaqet sërish kërcënues, godet nga kufijtë e zonës pasi shmang ndërhyrjen e mbrojtësave, por sërish deciziv Berisha që shpëton portën.
57′ Goditje kendi për Danimarkën, vjen goditja me kokë drejt portës nga Jorgensen, por shpëton mrekullisht portën Etrit Berisha. Rasti më flagrant i ndeshjes, por për fat nuk pësojmë.
55′ Krosim nga e majta, Jusuf Polsen kërcen mbi të gjithë dhe godet me kokë, por për fat të mirë topi kalon shumë metra larg portës.
53′ Rast mjaft i mirë për danezët, pasim drejt zonës dhe Jusuf Polsen nuk e kontrollon dot topin, aty ndodhet Bendner që godet drejt portës, por devijon Agolli në goditje kendi.
49′ Krosim i rrezikshëm drejt zonës nga Durmishi, kontrollon topin Berisha.
46′ Danimarka e nis menjëherë me dy zvëndësime, Jakob dhe Jusuf Polsen hidhen në fushën e lojës çka tregon se danezët duan fitoren.

Pjesa e parë Ndeshja nis me danezët më agresivë që fillojnë të ushtrojnë menjëherë presion në mbrojtjen e kuqezinjve. Djemtë e De Biazit qëndrojnë të tërhequr dhe presin kundërshtarin. Megjithatë, Danimarka ka vështirësi të kërcënojë, kjo edhe për meritë të mbrojtësave tanë. Në minutat në vazhdim, Shqipëria fillon të shtyjë disi përpara dhe në minutën e 24-ët vjen rasti më i mirë. Lenjani kroson rrezikshëm drejt zonës, Cikalleshi godet me kokë, por devijon në goditje kendi me veshtirësi portieri danez. Pranë golit kuqezinjtë. Danezët gjithashtu kundërpërgjigjen duke sulmuar vazhdimisht, por sërish rreziku mungon. Pjesa e parë mbyllet në barazim 0-0.

Ndërkohë, sipas të dërguarit të “Panorama Sport” në Kopenhagen, Fation Shehu, në tribunën ballore nuk janë lejuar shumë tifozë shqiptarë për shkak se kanë pasur bileta me emra të tjerë. Ata janë verifikuar pasi kanë pasur bluza dhe shall me ngjyrat kuq e zi në stadium.



Mbyllet pjesa e parë 0-0
45′
Sinjalizohet 1 minutë shtesë.
41′
Krosim drejt zonës nga Xhimshiti, Lenjani pengohet nga Kjaer, por arbitri vazhdon lojën.
37′
Goditje dënimi për Shqipërinë, ka rrëmujë në mbrojtjen daneze, Xhimshiti tenton me një roveshatë dhe godet drejt portës, por topi përfundon jashtë.
35′
Zbritje e shpejtë e danezëve në krahun e majtë, Durmishi merr një pasim dhe i afrohet zonës, e kthen në qendër, por largojnë rrezikun mbrojtësit shqiptarë.
32 ‘
Tension mes Agollit dhe Jakobsen, arbitri i ndëshkon të dy futbollistët me karton të verdhë.
29′
Pasim perfekt i Gashit për Lenjanin që vjen me shpejtësi nga e majta në hyrje të zonës dhe godet lehtë por rrezikshëm, për fat të keq topi kalon shumë pranë shtyllës pingule.
27′
Një gabim në mbrojtjen e danezëve dhe për pak përfiton Xhimshiti, por rikuperojnë sërish mbrojtësit e Danimarkës.
25′
Gashi shmang bukur 2 lojtarë del në pozicion ballor për të goditur, aty ndodhet Cikaleshi që gjuan drejt portës duke ia hequr topin nga këmbët Gashit, por topi kalon jashtë.
24′
Rast i parë për shqiptarët, Lenjani kroson rrezikshëm drejt zonës, Cikalleshi godet me kokë, por devijon në goditje kendi me veshtirësi portieri danez. Pranë golit kuqezinjtë.
22′
Sisto godet nga jashtë zone me të majtën, por topi devijohet në goditje kendi.
18′
Futbollistët shqiptarë të kthyer të gjithë mbrapa dhe mbyllin mjaft mirë çdo hapësirë.
15′
Sisto për danezët merr një pasim në krahun e majtë dhe depërton drejt zonës, shmang bukur Canën dhe gjuan drejt zonës, por pret në pozicion Berisha.
12′
Pasim mjaft i mirë për gashin i cili gjendet krejtësisht i lirë, por ndalet loja për pozicion jashtë loje.
09′
Kundërsulm i shpejtë i kuqezinjve me Agollin në krahun e majtë, mbrojtësi kroson drejt zonës, por largojnë topin danezët, dyshohet për një prekje me dorë, por arbitri nuk mendon kështu.
05′
Shqipëria pret kundërshtarin në gjysëmfushën e vet, ndërkohë danezët nuk janë kërcënues.
02′
Goditje dënimi për kuqezinjtë, por që shëndrohet në kundërsulm për danezët që nisen me shpejtësi drejt portës së Berishës, për fat të mirë asnjë kërcënim, pasi largojnë topin mbrojtësit.
01′ Ka filluar supersfida, topin e parë e luajnë danezët.



 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama