Klopp eshte gati per te marre drejtimin e Liverpool

Klopp eshte gati per te marre drejtimin e Liverpool

Jurgen Kloop është i gatshëm t’i rikthehet zejes së trajnerit. Pasi e përfundoi eksperiencën e lavdishme me Borussia Dortmundin, trajneri gjerman po mendon për skuadrën e re.


Dhe, sipas mediave britanike, Livepooli po mendon ta angazhojë atë. Tabloidi “The Sun” shkruan se “Reds” po mendojnë ta shkarkojnë trajnerin Brendan Rodgers dhe Kloop shihet si trajneri ideal për ta marrë në dorë ekipin nga “Anfield Road”.


Edhe trajneri gjerman thuhet se është i hapur për të biseduar me Liverpoolin. Në rast se ky i fundit ia bën një ofertë të mirë, atëherë trajneri karakteristik do ta pranojë ofertën me kënaqësi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama