Frosinone zyrtarizon Arlind Ajetin neser prezantimi

Frosinone zyrtarizon Arlind Ajetin, neser prezantimi

“Frosinone, klubi debutues në Seria A këtë sezon, ka zyrtarizuar ardhjen e mbrojtësit zviceran, i natyralizuar si shqiptar, Arlind Ajeti. I lindur në vitin 1993, Ajeti nga viti 2011 deri në vitin 2015 ka luajtur me Bazelin, duke regjistruar 27 paraqitje me këtë skuadër,” – shkruan “corrieredellosport.it”.

Ajo i referohet njoftimit zyrtar të Frosinones, që në lidhje me ardhjen e këtij lojtari, pjesë e kombëtares shqiptare, ka bërë deklaratën e mëposhtme: “Frosinone njofton se ka mbyllur marrëveshjen me lojtarin shqiptar, Arlind Ajeti. Mbrojtësi i datëlindjes 1993 do të prezantohet në një konferencë për shtyp të enjten, në orën 12:00”.
Njoftimi i Frosinones për zyrtarizimin e Arlind Ajetit Kujtojmë se Ajeti, që prej verës është pa ekip, por nuk i ka munguar kombëtares shqiptare. Natyrisht, nuk e ka lënë stërvitjen, por mungesa e praktikës së lojës ndikon edhe te lojtari më i mirë i botës, kështu që ky handikap profesional e sportiv e ka vënë me “shpatulla pas murit” Ajetin. Sepse, tani fillon përzgjedhja e trajnerit De Biazi për ata lojtarë që do të jenë pjesë e listës prej 23 emrash në finalet e “Euro 2016”.

Gjatë ditëve që ishte i grumbulluar me kombëtaren për miqësoret e nëntorit, u tha se Ajeti kishte arritur marrëveshje me St Gallen në Zvicër, por më pas kjo rezultoi e pavërtetë. Arlind Ajeti duke dalë në fushë, miqësorja Shqipëri-Gjeorgji 2-2 Gazeta zvicerane, “Blick”, pati shkruar një artikull për ish-lojtarin e Bazelit: “Pseudonimi i tij: “Killer”. Por, e vetmja gjë që mund të thuhet për Arlind Ajetin është se pothuajse e ka vrarë sezonin e kaluar.

Mbrojtësi 21-vjeçar ishte pjesë e Bazelit, por nga 36 ndeshje të ligës, shqiptari nuk ishte 28 herë në skuadër (!). Pesë herë ishte lejuar të paktën të qëndronte në stol…” Arlind Ajeti në dyluftim me Bendtner, gjatë ndeshjes Danimarkë-Shqipëri 0-0 Po për “blick.ch”, Ajeti fliste për fundin e tij të hidhur me Bazelin. “Ndoshta duhet të ndryshoja klub më shpejt, mendoj tani, kur bëj retrospektivën. Kjo do të kishte qenë gjëja më e mençur për karrierën time.
Megjithatë, ky ishte një mësim i rëndësishëm për jetën. Unë gjithmonë kisha shpresa se do të funksiononte përsëri, se ende do ta kisha një shans. Kam jetuar gjithmonë në Bazel, ndaj nuk e kisha menduar veten duke shkuar diku tjetër, larg. Lindja e djalit tim, 7 muaj më parë, më ka dhënë më shumë forcë. Kur e pashë, të gjitha shqetësimet janë harruar menjëherë. Nisa të shpresoja për mundësi të reja, por nuk paska qenë e thënë kështu te Bazeli.”

Arlindi dhe Albiani, vëllezërit “Ajeti” kampionë me Bazelin sezonin e shkuar Këtë verë mbaroi edhe kontrata që kishte me Bazelin. Ajeti e pa veten në rrugë. “Sezoni i fundit me FCB ishte me siguri më i vështiri i jetës sime. Por kjo ishte një përvojë e rëndësishme, që do të më hapë sytë e të më ndërgjegjësojë për hapat që duhet të hedh në karrierë. Mësova se jo gjithmonë mund të shkosh vetëm përpara.”


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama