Flamurtari ja del ne Puke merr 3 pike mbijetese

Flamurtari ja del në Pukë, merr 3 pikë mbijetese

Flamurtari është kthyer tek fitorja. Skuadra vlonjatë më në fund ka arritur të regjistrojë tre pikë të vlefshme që e ndihmojnë për tju larguar zonës së ftohtë. flamurtari terbuni

Skuadra e drejtuar nga Zekeria Ramadani mposht në "Ismail Xhemaili" Tërbunin me rezultatin 0-2. Kanë mjaftuar dy golat e pjesës së parë për të mbyllur dhe takimin me fitoren e miqve.

Kapiteni Telushi konvertoi në gol një 11-metërsh të minutës së 20'-të duke i dhënë epërsinë skuadrës. Vetëm 13 minuta më pas sulmuesi brazilian Alvesh që dyfishoi rezultatin. Në pjesën e dytë të takimit nuk ka pasur gola dhe pse nuk kanë munguar tratativat e të dy ekipeve për të realizuar, ku dominonin miqtë.

Tërbuni - Flamurtari 0-2
Golat: Telushi (p) 20´ , Alvesh 33´

Tërbuni: Kuka, Fangaj, Rudoviç, Beci, Prendi, Kaçaj, H. Marku, Dedyn, Lala, T. Marku, Jovanoviç
Trajner: Viktor Gjoni

Flamurtari: Lika, Krasniqi, Curri, Lakoste, Idrizaj, Da Silva, Nikolini, Telushi, Hoxha, Shehaj, Alvesh
Trajner: Zekerija Ramadani


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama