De Biazi ky perfeksionist i kuqezinjve

De Biazi ky perfeksionist i kuqezinjve

Xhani De Biazi zbulon recetën fituese. Trajneri i kuqezinjve në një intervistë me portalin “Allfootball.it” tregon të fshehtat e skuadrës së tij në eliminatoret për Euro 2016 në grupin I. Italiani ka rrëfyer strategjinë e kuqezinjve sesi ktheu një skuadër të vogël në shumë afër kalimit në Europian. “Nuk ka sekrete të veçanta, fjala kyçe është organizimi. Kurojmë detajet e fazës së lojës pa top, jemi kompakt dhe kohezivë, repartet lëvizin sipas një logjike precize dhe të parashikuar.

 

Arrijmë kështu. Një fazë mbrojtjeje efikase dhe reduktojmë në maksimum rreziqet, skuadra ka një identitet të saktë të lojës dhe është e vetëdijshme. Edhe në zotërimin e topit jemi të mirë organizuar, kujdesemi shumë për detajet. Në goditjet standarde, për shembull, studiojmë zgjidhje të ndryshme kjo në varësi të kundërshtarit me të cilin do të takohemi. Në kualifikuese kemi realizuar tre gola nga goditjet standarde, një rezultat i mirë. Pastaj, kemi punuar shumë nga pikëpamja psikologjike. Kemi kërkuar të mbjellim të djemtë kurajë, kemi bërë të kuptojnë se ata nuk janë as një hirushe dhe as një viktimë që pret të sakrifikohet.

 

Dhe faktet janë duke e dëshmuar këtë. Kemi vendosur objektiva, mbi bazën e të cilave janë dhënë prej kohësh dhe në funksion të kësaj kemi filluar të punojmë. Është bërë, për shembull, një punë e shkëlqyer ‘scouting’ (zbulimi lojtarësh). Kemi kërkuar lojtarët më minuta në këmbë, duke i vëzhguar ata në kampionatet kryesore europiane, e më pas i kemi zgjedhur ata në bazë të kapacitetit të tyre, pa asnjë parakusht të jashtëm, pasi janë të perspektivës. Grupi ka ndryshuar fort në raport me menaxhimin e mëparshëm dhe me të paktën tre të katërtat me elementë rinj.

 

Nga garda e vjetër nuk ka mbetur thuajse asnjë dhe me këtë grup mund të përballojmë të paktën dhe dy cikle kualifikuesesh në europianë. Kemi ndërtuar veçanërisht kështu, për të punuar tani duke menduar për të ardhmen”, është shprehur italiani. Në fund pak fjalë edhe për Italinë e tij dhe skuadrat në Europë. “Jashtë ka më shumë intensitet dhe shpejtësi në lojë. Sistemet e ndryshme të lojës janë interpretuar me një përkushtim të madh atletik dhe vazhdimësi në manovër, janë më superiorë fizikisht dhe ka më shumë dinamizëm.

 

Nuk është një çështje që ka të bëjë me përgatitjen atletike, pasi në aspektin fizik në Itali punohet shumë mirë. Përkundrazi është një çështje mentaliteti dhe kulture, te ne lojtarët vuajnë shumë ngarkesën psikologjike dhe presionin që vjen nga jashtë, i jetojnë ndeshjet si të ishin mundësia e fundit. Në Italia ka rëndësi vetëm rezultati dhe nuk ka vëmendje, ashtu siç duhet të ishte, ndaj paraqitjes dhe kërkimit të lojës”, ka mbyllur italiani.

 

Rrahmani katër vite në Kroaci, lojtari e mohon?

 

Amir Rrahmani largohet nga Partizani. Mbrojtësi i kombëtares nuk do të jetë më pjesë e të kuqve për sezonin e ardhshëm. Ai ka gjetur akordin 4 vjeçar për t’u transferuar në kampionatin kroat me RNK Split. Kështu shkruajnë mediat kroate. 21 vjeçari që bën pjesë edhe në përfaqësuesen Kuq e Zi të shpresave është në përfundim të kontratës me të kuqtë që i skadon në fund të këtij sezoni dhe RNK Split ku trajneri Zoran Vuliç e pëlqen shumë Rrahmanin, ka përfituar për ta rrëmbyer me parametra zero duke i vënë përpara një kontratë afatgjatë. Rrahmani do të bashkohet në skuadrën kroate me Sokol Cikalleshin. Ndërkaq vetë lojtari është shprehur se: “Nuk ka asgjë të vërtetë rreth asaj që përflitet mbi emrin tim. Unë dhe RNK Spliti nuk kemi asnjë kontakt”.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama