De Biasi dhe 7 perjashtimet e tij

De Biasi dhe 7 'perjashtimet' e tij

Në fillim ishte Alban Meha, i cili sipas trajnerit De Biasi nuk u përputh me filozofinë e tij të lojës duke shkuar pa shumë zhurmë tek kombëtarja e Kosovës. Nuk tha asgjë, thjesht u mjaftua duke nxjerrë një foto në Facebook me fanellën e Kosovës.

Pastaj, Valdet Rama, cili gjithashtu nuk ishte në planet e “misterit”. Herolind Shala, Milot Rashica, dhe Amir Rrahmani u larguan me lot në sy nga hoteli ku ishiin mbledhur pwr Euro 2016 pasi trajneri kishte zbuluar “zarfin” e të eleminuarëve të “natës” sikur të ishte një skenë “Big Brotheri”.

“Janë larguar ata që nuk kishin hapësira dhe kanë shkuar te Kosova për më shumë shanse. Meha dhe Rama për shembull nuk ishin pjesë e kombëtares prej kohësh. Edhe po të kthehesha pas në kohë, Rashicado të qëndronte në shtëpi. Rezultatet e treguan që unë kisha të drejtë për zgjedhjen time. Me ne do të luajë kush ka dëshirë të jetë pjesë e skuadrës”., – do të deklaronte De Biasi plot vendosmëri atëhere.

Nuk thanë asgjë, as mallkuan dhe as shanë njeri. Edhe ata iu bashkuan kombëtarës së Kosovës. E po ashtu publiku dhe media nuk është se foli shumë për këto largime sepse ishim nën adrenalinën e Europianit.

Zëvendësimin misterioz të Arlind Ajetit me Veselin në minutat e fundit të ndeshjes me Francën ku edhe u ndëshkuam disa sekonda më vonë nuk ia komentuam shumë sepse u mjaftuam që na kishte çuar në Europian.

Një fitore me fat ndaj Maqedonisë dhe sigurimi i vendit të parë për disa javë pas fitores me Lihteshtejnin na bëri që të mos shohim se çfarë po ndodhte me lojtarët, të cilët firuan një nga një për gjashtë muaj.

Dikush që nuk hynte në planet e De Biasit për shkak të karekteristikave teknike dhe dikush tjetër për shkak të tekave të “misterit” e mbyllëm ndeshjen ndaj Izraelit edhe me dy të tjerë minus: Ergys Kaçe dhe sëfundmi Amir Abrashi.

Siç tha edhe mjeshtri Neptun Bajko mbrëmë tek Procesi Sportiv: Nëse do t’i kishte bërë një trajner shqiptar këto levizje siç ndodhi në ndeshjen me Izraelin, do ta kishin marrë me gurë.

E ndërkohë që askush nuk jep një shpjegim se çfarë po ndodh me kombëtaren, e cila duket se është shumë më e dobët nga ajo që pam në europian, na mbetet të presim se cili do të jetë emri tjetër që i shumë duar trokituri De Biasi do të na largojë nga kombëtarja. Sigurisht, për teka personale.

Pa dhënë asnjë shpjegim. Madje duke braktisur edhe intervistën në Televizionin Publik teksa i kërkonin shpjegime për zëvendësimet e çuditshme që bëri.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama