Bomba e Mehes Skam bere asgje qe te mos ta meritoj ftesen ne Kombetare

'Bomba' e Mehes: S'kam bere asgje qe te mos ta meritoj ftesen ne Kombetare

Alban meha për momentin është lojtari i vetëm që po shkëlqen nga legjionarët tanë, por për të nuk ka pasur ftesë nga De Biasi. Ai është lojtari i vetëm me minuta të plota aktivizimi në Turqi, ka shënuar eurogola, ka dhënë asiste, është shndërruar në pikë referimi te Konyaspori. Duke e ndihmuar këtë ekip që të mbetet në vendet e para në kampionatin turk.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, Meha shprehet i pakënaqur për harresën e De Biazit dhe mosthirrjen në kombëtare për dy miqësoret e nëntorit. “E prisja një ftesë për ndeshjet miqësore të nëntorit, sepse po luaj rregullisht, po bëj më të mirën me ekipin tim dhe po shënoj. Megjithatë, unë nuk isha në kombëtare, ndërkohë që ishin lojtarë të tjerë, të cilët nuk po luajnë rregullisht.

Kisha shumë dëshirë që të luaja në miqësoren me Kosovën, doja të kisha një shans që të tregoja veten edhe ndaj Gjeorgjisë. Do të më pëlqente edhe një bisedë me trajnerin De Biazi, për të më thënë përse nuk isha në kombëtare në këto dy ndeshje.

Personalisht, nuk di ta shpjegoj përse ndodh kjo, ndërsa vetë De Biazi ka thënë që do të thërrasë ata që kanë më shumë minuta aktivizim me ekipet e tyre. Prej një kohe nuk më ka kontaktuar, apo të vijë për të ndjekur ndeshjet e mia. Nuk kam bërë asgjë të keqe, nuk kam shprehur asgjë, që të mund të ndikojë në raportet tona, që të mos jem në kombëtare”, – u shpreh Meha.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama