Bartomeu Barcelona-Bayern nje dhurate per futbollin

Bartomeu: Barcelona-Bayern, nje dhurate per futbollin

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu beson se gjysmëfinalja e Champions League kundër Bayernit të Mynihut është një dhuratë për sportin e futbollit. Katalanasit evituan një El Clasico të mundshëm nga shorti i hedhur në Nynon, por përpara kanë një tjetër pengesë të madhe, bararezët të cilët dominuan në sfidën e përpara dy sezoneve me rezultatin e përgjithshëm 7-0. Një tjetër e dhënë interesante rreth kësaj sfide është rikthimi i Pep Guardiolas në “Camp Nou” ku fitoi dimensionin e trajnerit të madh dhe presidenti katalanas e pranon se do të jenë 180 minuta spektakolare

“Është një nder për Barcelonën që do të luajë gjysmëfinalen e 8 të Champions League në dekadën e fundit. Kjo sfidë është një dhuratë për të gjithë tifozët e futbollit. Për ne, përballja me skuadrën e Pep Guardiolës është një sfidë e madhe”.

Barcelona do ta presë Bayernin në 6 Maj në “Camp Nou”, ndërsa 6 ditë më pas do të vizitojë stadiumin “Allianz Arena”. Gjithsesi, ekipi i Luis Enriques duhet të fokusohet edhe në kampionat ku e pret derbi me Espanyol dhe Bartomeu kërkon fokus maksimal te kjo ndeshje.

“Siç e ka thënë edhe trajneri jonë, fillimisht duhet të mendojmë për Espanyolin dhe më pas për Getafen e Cordoban. Duhet t’i mbështesim lojtarët tanë dhe të jemi optimistë. Tani më shumë se asnjëherë tjetër duhet të tregohemi një ekip i bashkuar”.

Barcelona aktuale pasqyron edhe filizofinë e Guardiolas, i cili arriti të bëhej trajneri më i suksesshëm i kësaj skuadre me 2 UEFA Champions League dhe 3 Kampionate të fituar brenda 4 vjetesh nën drejtimin e skuadrës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama