Andi Lila rrezikon perjashtimin nga Pas Janina

Andi Lila rrezikon perjashtimin nga Pas Janina

Festimi i Andi Lilës me shqiponjë, pas shënimit të golit të Janinës, në humbjen 5-1 në Pire kundër Olimpiakosit, tërboi tifozët grekë në stadium, por edhe mediat greke. Tifozët grekë nuk e durojnë dot shqiponjën, një fobi që nuk dihet nga e ka burimin, a thua se Andi Lila po pushtonte Greqinë dhe po rimerrte Çamërinë, me atë gjest.

Përveç kësaj, habit edhe padituria e mediave greke, që duke mos pasur ndonjë lajm të madh te fitorja rutinë e Olimpiakosit, kërkuan te gjesti i Lilës diçka për të mbushur faqet e para dhe për të bërë bujë. Uebsiti “onsports” shkon deri aty sa gjestin me shqiponjë të Lilës, nga injoranca ose keqdashësia, e quan “Shqiponja që simbolizon Shqipërinë e Madhe”.

Një tjetër sit, “contra”, shpjegon historinë e shqiponjës dhe mundohet të zbulojë kuptimin e vërtetë të saj, ndërsa uebsite të tjera publikuan tituj bombastikë, sikur Andi Lila të kishte nxjerrë një armë të shfarosjes në masë në stadium.

Edhe faqja zyrtare e Olimpiakosit evidentoi gjestin e Lilës, sërish duke e ngatërruar me Shqipërinë e Madhe, ndërkohë që “furtuna” do të vazhdojë edhe për ca kohë, derisa grekët të harrojnë (ashtu si harruan që Shqiponjën e ka bërë edhe lojtari i Olimpiakosit, Pajtim Kasami), sepse nuk kanë për ta kuptuar kurrë që ajo Shqiponjë nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë kurrë kërcënim për ndonjë popull tjetër, por është veçse simboli ynë, i SHQIPTAREVE.

 

 

 

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama