10 shifra qe duhet te dini per El Clasico...

10 shifra qe duhet te dini per 'El Clasico'...

0 – “El Clasico” ka drejtuar Rafel Benitez gjatë karrierës së tij. Luis Enrique i Barcelonës ka sfiduar dy herë Realin si trajner, në humbjen 3-1 në “Bernabeu” dhe në fitoren 2-1 në “Nou Camp”, gjatë sezonit të kaluar.

19 – Kartonë ka marrë në ndeshjet edhe “El Clasico”, ish-mbrojtësi i Spanjës dhe Realit të Madrid, Fernando Hierro, 18 të verdhë dhe një të kuq. Nga futbollistët në aktivitet më i ndëshkuari është Sergio Ramos me 15 kartonë të verdhë dhe dy të kuq.

21 – Gola ka shënuar argjentinasi i Barcelonës, Lionel Messi, në 30 “El Clasico” të luajtura, një rekord absolut. I dyti është Cristiano Ronaldo që ka shënuar 15 gola për Realin në 23 ndeshje kundër Barcelonës.

29 – ndeshje e “El Clasico” ka luajtur si futbollist, trajneri aktual i Barcelonës, Luis Enrique. Ai ka qenë pjesë e Realit nga viti 1991 deri në vitin 1996 kur shkoi te Barça ku luajti deri në vitin 2004.

31 – ndeshje “El Clasico” ka luajtur mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, më shumë se çdo futbollist tjetër në aktivitet, një më shumë se Sergio Ramos dhe Lionel Messi.

79 – ndeshje “El Clasico” së bashku luajtën ish-portieri i Realit, Iker Casillas (37) dhe ish-mesfushori i Barcelonës Xavi (42). Të shtunën do të jetë ndeshja e parë në dekadën e fundit që dy lojtarët nuk do të zbresin në fushën e lojës.

92 – fitore ka arritur Real Madrid ndaj Barcelonës në ndeshje zyrtare, ndërsa Barcelona ka fituar 90 “El Clasico”. 48 sfida janë mbyllur në barazim.

230 – “El Clasico” janë luajtur që nga përballja e parë për gjysmëfinalen e Kupës së Spanjës në vitin 1902, ku Barcelona fitoi 2-1. Reali ka shënuar 389 gola kundër Barcelonës, ndërsa katalanasit kanë tundur 374 herë rrjetën e madrilenëve.

500 – milionë shikues është numri mesatar i personave që ulen para televizorit për të parë ndeshjen “El Clasico”, nga çdo cep i botë. Kjo është një shifër e publikuar nga La Liga

719 – milionë euro është vlera totale në merkato e gjithë skuadrës së Real Madrid, në bazë të të dhënave të marra nga faqja e internetit “transfermarkt.de”. Futbollistët e Barcelonës, të gjithë së bashku, vlejnë 658 milionë euro.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama