Politikane italian me diploma te blera ne universitetet shqiptare

Politikane italian me diploma te blera ne universitetet shqiptare

Korrupsioni në Shqipëri është bërë një shembull i keq edhe për tu shpjeguar në universitetet italiane. Gjatë ditës së djeshme, kreu i Agjencisë Kombëtare kundër Korrupsionit në Itali, Raffaele Cantone duke folur me studentët e Universitetit të Firences ka marrë si shembull Shqipërinë dhe korrupsionin në universitetet tona.

 

Sipas tij, ka politikanë italianë që kanë ardhur në Shqipëri dhe kanë blerë diplomat. Cantone thotë se: këta njerëz “duhet të hidhen në qeli me forcën e ligjit.Kujtoj gjithmonë kur në parlament tundeshin diploma nga njerëz të cilët disa vite më parë kishin shkuar në Shqipëri dhe kishin blerë diploma. Kishte edhe nga ata që hidhnin monedha, por edhe ne e pamë se çfarë fundit kishin”, u shpreh ai. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama