Orari zyrtar i punes ne Suedi vetem 6 ore ne dite

Orari zyrtar i punes ne Suedi vetem 6 ore ne dite

“Njeriu punon për të jetuar, nuk jeton për të punuar…”. Duket se këtë parim ka parasysh edhe qeveria e Suedisë e cila pritet që shumë shpejt të aplikojë orarin e punës prej 6 orësh në ditë, me qëllimin për të rritur produktivitetin dhe bërë njerëzit më të lumtur.

Punëdhënësit përgjatë vendit e kanë bërë tashmë ndryshimin, lajmëron ëebsajti “Science Alert” në Suedi, i cili shton se, qëllimi i tyre është që të prodhojnë më shumë në një kohë më të shkurtër. Kështu, sipas punëdhënësve, edhe punonjësit do të kenë mundësinë për të shijuar jetët e tyre private.

“Puna me tetë orë nuk është edhe aq efektike”,- tha Linus Feldt, shef ekzekutiv i kompanisë “Toyota” në Gothenburg të Suedisë.

Ai shtoi se, stafi i punës e ka të ndaluar përdorimin e medias sociale në punë, takimet mbahen në një kohë minimum dhe shpërqëndrimet gjatë orëve të punët nuk ekzistojnë.

Sipas tij, presioni i kohës së pakët që ke për të punuar sjell produktivitet, por edhe stafi është më i motivuar sepse do të mbarojë punë shpejt. (Express)


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama