Mesazh emocionues qytetarja rastis ne urban Hajrie Rondon Me zemren qe ma bente bam-bam shkova i thashe ne vesh...

Mesazh emocionues, qytetarja rastis ne urban Hajrie Rondon: Me zemren qe ma bente bam-bam, shkova i thashe ne vesh...

Një nga ato mesazhe që duhet shpërndarë për vetë thjeshtësinë dhe semantikën që mbart. Një qytetare rrëfen se sot, rastësisht në urban është ulur me aktoren e madhe e cila luftoi gjatë para pak kohësh me sëmundjen e rëndë të kancerit.

Qytetarja sjell në vëmendje edhe njëherë madhështinë e aktores ndërsa na kujton sa pak bëhet në këtë vend për artistët.

Lexoni mesazhin e saj kuptimplotë dërguar në faqen e Olti Currit:

“Deshiroj shume te ndaj me faqen tuaj se si nisi dita ime sot.Tek prisja autobuzin e linjes per te ardhur ne pune, shikoj ne stacion aktoren e madhe Hajrie Rondo, qe ka patur nje lufte te madhe per jeten me semundjen e rende qe i ra.


Ne momentin qe ulem ne autobuz, shikoj qe ne krahun tim ngjitur ishte ulur edhe aktorja ime e pereferuar. U mata t'i paguaja bileten e autobuzit, por mendova mos e fyej,me pas me zemren qe ma bente bam-bam ju afrova dhe i thashe me ze te ulet ne vesh: ndjehem me fat qe jam ulur prane jush, ju uroj sherim te shpejte. I putha doren, dhe ajo si zonje me ktheu puthjen dhe me pershendeti gjithe embelsi. Mezi prita te zbrisja, pasi lotet po me shperthenin nga emocioni. Kuptova sa pak bejme NE per artistet, dhe sa shume presim nga ata! Nese ndonjeri nga ndjekesit e faqes suaj ka nje adrese, te ma nise. Do tja dergoja me shume dashuri 1buqete lulesh aktores Hajrie Rondo. Thjesht sa per ti zbukuruar diten” .


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama