Gjyqtari denon 30 milje ecje ne kembe gruan qe nuk pagoi taksine

Gjyqtari denon 30 milje ecje ne kembe gruan qe nuk pagoi taksine

Gjyqtari ka dënuar një grua që nuk kishte paguar taksinë me ecje në këmbë për 30 milje.Ky dënim do ta bënte cilindo nga ne që të mendohej dy herë para se të marrë vendimin për të mos paguar udhëtimin me taksi. 

Victoria Bascom qëllimisht nuk e ka paguar për udhëtimin e saj por për fatin e saj  të keq shoferi i taksisë  e dërgoi atë në gjykatë përpara një gjykatësi i cili çdo lloj veprimi përpiqet ti japë nuancë krimi.Victoria Bascom nga  Lake County në Ohajo në Kanada, po udhëtonte mes Cleveland dhe Painsevile, kur ajo u largua nga taksia pa bërë pagesën prej 100 dollarësh. 

 

Gjyqtari Michael A. Cicconetti, i njohur për dënimet e tij “krijuese”, e urdhëroi zonjën Bascom për të shlyer 30 ditë burg për “krimin” e saj, para se t’i jepte shansin e pazakontë. Gruaja e ka pranuar me kënaqësi dënimin dhe brenda 48 orësh ajo duhet të përshkruaj distancën për të cilën nuk pagoi lekët madje duhet të paguaj 100 dollarëshin dhe do të shërbejë 3 ditë në komunitet.

Gjykatësi gjithashtu ka dhënë edhe disa dënime të tjera abstrakte të cilat sipas tij nuk janë show por i bën ato në mënyrë që njerëzit të mendojnë pak më tepër përpara se të veprojnë.

 

Bëri një të ri i cili dëgjonte muzikë me zë të lartë të qëndronte vetëm në pyllë në heshtje

Bëri një njeri që shante policinë , duke i quajtur ato ' derra ' , të qëndrojë me derrat e vërtetë në qendër të qytetit për dy orë .

Bëri një grua që kishte braktisur një mace të vogël të porsalindur ,të flinte në një park  pa mbuluar për një natë.




Artikujt e fundit


Reklama

Reklama