Po studiohet nga shkenca Ja femija me aftesi telepatike

Po studiohet nga shkenca: Ja femija me aftesi telepatike

Ky djalosh po studiohet nga shkencëtarët, pasi i ka habitur ata me aftësinë që ka për të lexuar mendjen.

Ramses Sanguino është vetëm pesë vjeç.

Ai ka mësuar deri më tani shtatë gjuhë dhe është në gjendje të zgjidhë probleme të vështira matematikore.

Ramses mendohet se është një nga pesë njerëz me aftësi të tilla në botë dhe nëna e tij, Nyx, poston vazhdimisht videot e fëmijës-gjeni.

Aftësitë e tij po studiohen nga një prej neuro-shkencëtareve më të njohura në botë.

Dr. Diane Powell, që ka qenë pjesë e Harvard Medical School, ka parë një video të tij dhe thotë se telepatia është një metodë alternative e komunikimit mes fëmijëve autikë dhe prindërve të tyre.

Megjithatë, ajo thotë se ka parë shenja telepatie tek të paktën shtatë njerëz të ndryshëm dhe tani i është dedikuar kësaj çështje.

“Jam e sigurt se telepatia ekziston dhe them se kam prova. Nuk jam 100 përqind e sigurt për gjithçka, por di shumë gjëra, që janë pranuar edhe nga shkenca”.

Në tre takimet me Dr. Powell, fëmija ka treguar një shkallë telepatie.

Ai ishte në gjendje të gjente 16 nga 17 numra, të cilët nuk i shihte, përfshi këtu një numër dyshifror.

Nëna e fëmijës thotë se ai kupton greqisht, arabisht, hebraisht dhe japonisht.

“Ai është kaq i zgjuar sa ndonjëherë më tremb,” thotë Nyx.

Dr. Powell shpreson që fëmija të jetë në gjendje të shkojë në një shkollë speciale për fëmijët autikë me talente të veçanta.

“Ramses është një nga pesë fëmijë në botë me këto aftësi. Ai duhet të jetë në shkollë të veçantë, në mënyrë që përdorë sa më shumë intelektin e tij”.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama