Merr gjobe edhe shefi i policise rrugore

'Merr gjobe' edhe shefi i policise rrugore

Edhe shefat marrin gjobë nga vartësit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Mitat Tola është “gjobitur” nga policia rrugore dhe “gjobën” ai e ka marrë dhuratë për ditëlindje. Këtë surprizë kanë menduar t’i bëjnë kolegët që i kanë festuar përjetorin; një gjobë në të cilën shkruhet “ka harruar familjen dhe shoqërinë. I hiqen 50 pikë nga leja e qarkullimit”. Një gjetje origjinale kjo për një kryepolic të rrugores. E kush thotë pastaj se policët nuk kanë humor…


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama