Fotoja qe thyen rrjetin Pasaniku shqiptar ha kastraveca e domate

Fotoja qe thyen rrjetin: Pasaniku shqiptar ha kastraveca e domate

Shumë nga ne e kanë thënë: Nuk ka si buka me domate, djathë e kastravec. Por kjo foto e hedhur në rrjet nga JOQ, ka tërhequr mijëra pëlqime dhe qindra komente. Por çfarë ka të veçantë kjo foto?

Thuhet se personi që po konsumon këto ushqime është i pasur, për shkak të portofolit, orëve, celularit dhe çelësave të makinës.

Komentet janë nga më të ndryshmet, duke nisur që nga përcaktimi se a mund të quhet i pasur personi në foto.

Komenti që ka tërhequr më shumë pëlqime është një ironi e faktit se portofoli i tij, por sidomos cigaret Slims, tregojnë se ai nuk është aq i pasur.

Të tjerë thonë se ai i ka nxjerrë paratë dhe çelësat e makinës për të ‘gjuajtur’ femrat.

Një komentuese thotë se nuk po kuptohet qëllimi i statusit.

“Në fund të fundit, sado para të kesh, e ndjen mirë veten si ata që nuk kanë para e bëjnë jetë luksi”.

Dikush shkruan: “Sado të pasur të jemi, fakti është se ato që kemi përjetuar si fëmijë të vegjël kur nuk kishim asgjë, nuk i harrojmë dhe na shijojnë pa masë”.

Një komentues thekson: “Edhe të pasurit kështu ushqimesh hanë, se edhe ata njerëz janë, edhe pse kanë lekë”.

“Pasuria më e madhe është thjeshtësia e respekti i të tjerëve,” shkruan dikush.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama