Por në vend të kësaj po përhapen teknika të mjekësisë estetike që përkrah kirurgjisë estetike kanë leje të rregullojnë shumë defekte estetike pa qenë nevoja të vrapojmë drejt bisturisë. Këto teknika u japin mundësi pacientëve të përmirësojnë paraqitjen e tyre. Mund të konfirmoj se në vend të lifting kirurgjik ekziston lifting jo kirurgjik, lifting kimik përdoret me filler (material injektues me qëllim plotësues). Në vend të liposuzionit (ndërhyrje kirurgjikale për të hequr pjesën dhjamore) ekziston osigenoclasia (injeksione të thjeshta oksigjeni, që shkrijnë qelizat dhjamore).
Doktor Siniscalco, mjekësia estetike paska bërë hapa gjigande. Cilat janë kërkesat më të shumta të pacientëve për të zgjidhur problemet e tyre estetike pa ju drejtuar bisturisë?
Sigurisht që Filler ( materialet injektues me qëllim plotësues) kanë afruar shumë pacientë nga e gjithë bota, ndërkohë që operacioni arrin në eliminimin e thellë të rrudhave, po kështu një teknikë që vjen nga mjekësia estetike po përdoret gjithmonë e më shumë për femrat në botën e spektaklit, është plotësimi i buzëve me silikon. Kjo arrihet nëpërmjet injektimeve të materialit plotësues. Le të bëjmë një analizë se si është zhvilluar mjekësia estetike dhe në ç‘mënyrë ka ndryshuar shoqëria:
Turpi nga ana e pacienteve, ndërkohë që aktualisht është superuar ky problem. Para 2-3 vjetësh pacientet që i nënshtroheshin një operacioni plastik u fshiheshin miqve të tyre për të mos i klasifikuar në grupin e "femrave të bëra". Por tani, ky nuk është më një problem, vajzat e reja flasin për teknikat dhe materialet më të reja
Numri i madh i materialeve të disponueshëm janë vënë në dispozicion të mjekësisë estetike. Mjafton të mendosh se sot pacientët mund të zgjedhin në bazë të nevojave dhe kushteve personale. Ata mund të zgjedhin nga një gamë e gjerë teknikash dhe materialesh që lejojnë jetëgjatësi prej dy se tre vjetësh
Transformimi i shoqërisë sonë, të ndjehesh mirë me vetveten dhe një domosdoshmëri për t‘u ndjerë mirë me ambientin që të rrethon është respekti më i madh që mund t‘i bësh vetes
Efekti pozitiv psikologjik që shkakton një rregullim i një defekti estetik
Shpejtësia e këtyre ndërhyrjeve. Për të korrigjuar rrudhat ose buzët do të mjaftonin vetëm pak minuta
Së fundi, një faktor shumë interesant që duhet ta respektojmë të gjithë. Ndërhyrja mjekësore estetike duhet të realizohet në bazë të proporcioneve të fytyrës. Asgjë nuk duhet të kërkohet me ngulm nëse vetë natyra ka realizuar një proporcion të paprekshëm
Acidi kundër rrudhave
Për eliminimin e rrudhave dhe për rritjen e volumit të buzëve ekzistojnë kohë të mira:
Biseda me pacientin se pse do t‘i nënshtrohet një operacioni plastik, duke i kushtuar më tepër rëndësi anës psikologjike të bisedës
Vendimet, sipas këshillave të mjekut dhe kërkesave të pacientit se çfarë (FILLER) do të përdoret
Disinfektimi i sipërfaqes që do të trajtohet
Çfarë anestezie do të përdoret në varësi të vështirësisë së operacionit
Mbushja e buzëve dhe e rrudhave bëhet duke përdorur teknikën e "tunelit" (krijohet një tunel mes një shiringe, ku është e vendosur një age e hollë, në mënyrën e një tuneli ku do të lëshohet materiali)
Doktor Siniscalco, cili është materiali më i përdorshëm për të tilla trajtime?
Janë të ndryshme materialet që përdoren, por më i kërkuari është acidi ialuronik. Është një material biologjikisht dhe kimikisht i njëjtë në të gjithë speciet dhe për këtë arsye nuk ka nevojë të bëhet ndonjë test alergjik. Gjendet në formën injektuese, bio-sintetik, prezantohet si një xhel veshtullor transparent dhe pangjyrë. Rezultati i këtij materiali zgjat nga 3 muaj deri në 1 vit.
A është i dhimbshëm injeksioni?
Dhembja është në varësi të ndjeshmërisë individuale, por varet edhe nga vendi se ku do të injektohet materiali. Sigurisht që buzët dhe rrudhat e fytyrës janë pjesët më të ndjeshme.
Një teknikë e re që i fal lëkurës rini dhe freski
Lifting kimik për fytyrën dhe dekoltenë
Lifting kimik është një teknikë e re për rinimin e fytyrës, qafës dhe dekoltesë me rezultate estetike fantastike dhe kualitative. Sekreti është aplikimi në fytyrë i një solucioni të përbërë nga komponentë kimikë, të cilët provokojnë rinimin e epidermës dhe dermës, duke dhënë një efekt "Lifting". Metoda mund të përdoret në të gjitha rastet e plakjes së fytyrës, për njollat si pasojë e ekspozimit në diell, për njollat që shfaqen pas shtatzënisë, si dhe për cikatrice dhe akne. Ndërmjet teknikave të shumta në dispozicion, për të zgjidhur estetikën e lëkurës, lifting kimik është një metodë që rezulton shumë e suksesshme.
Teknika është shumë e lehtë: gjatë gjithë fytyrës, qafës dhe dekoltesë vendoset një solucion në mënyrë homogjene, ndërkohë që vepron në mënyrë kimike. Mund të shfaqet ndonjë irritim ose skuqje deri në thithjen e plotë në sipërfaqe të epidermës. Në të njëjtën kohë ka një stimulim të fibroblasteve për të prodhuar më shumë kolagen dhe elasticitet, duke i kthyer pacientit një lëkurë shumë më të tonifikuar dhe elastike (efekti lifting). Me fjalë të tjera ka veprim direkt në melaninë dhe vepron mbi njollat e sipërpërmendura. E njëjta gjë ndodh edhe me aknet. Pas 30 ditëve, pas përdorimit të dytë të lifting kimik, pacientja do të ndjehet më e re, pa rrudha të thella, njolla dhe të tjera defekte të fytyrës. Kjo metodë kaq e përdorur në të tërë botën është një nga mënyrat më efektive për të larguar vijat e thella që përshkojnë lëkurën.
Në çfarë moshe mund të fillohet të përdoret kjo metodë?
Nuk ekziston një moshë minimale ose maksimale për të bërë një trajtim të tillë, duke qenë se defektet që mund të rregullohen me lifting kimik janë të shumta. Eliminimi i akneve dhe njollave mund të përdoren për një moshë të re, ndërsa eliminimi i rrudhave mund të bëhet në një moshë më të avancuar. Ndër të tjera, lifting kimik është efektiv për të gjithë llojet e lëkurës, nga më e hapurat deri te më të errëtat.
Doktor Siniscalo, a mund të përdoren të dyja teknikat: lifting kimik dhe FILLER?
Sigurisht që po dhe rezultati do të jetë më i dukshëm.
Marre nga : Gazeta Shqip











