Qente e rruges nuk do te vriten por do te sterilizohen

Qente e rruges nuk do te vriten, por do te sterilizohen

Bashkia e Tiranës gjen zgjidhjen për qentë e rrugës. Bashkia e Tiranës, Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe Ministria e Bujqësisë do të angazhohen për implementimin e një projekti që synon sterilizimin e 10 000 qenve të rrugës.

Duke marrë parasysh qëndrimet e shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, bashkia ka parashikuar sterilizimin e kafshëve të rrugës nga një grup kirurgësh veterinarë.

“Kemi identifikuar tek Instituti i Kërkimeve të Veterinarisë një hapësirë e cila mund të trajtojë deri në 1200 qen në vit. Propozimi ynë është ky: Për të vaksinuar që fillimisht të sigurohemi për ata që merren me veterinari e dinë që leshmanjoza dhe shumë problematika të sëmundjeve të kafshëve janë shumë të rrezikshme për njeriun dhe të fillojë me një proces masiv vaksinimi të qenve, por edhe sterilizimi. Po përgatisim një ekip kirurgësh veterinerë. Një qen i sterilizuar të paktën ndalon shumimin”, tha kryebashkiaku Veliaj për "Orën".


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama