Policet e burgjeve i blejne me paret e veta uniformat dhe...

Policet e burgjeve i blejne me paret e veta uniformat dhe...

Prej më shumë se pesë vitesh policët që shërbejnë nëpër burgjet e vendit nuk përfitojnë benificet që i takojnë me ligj, duke u venë në vështirësi financiare nga që gjithçka duhet ta përballojnë me paratë e portofolit të tyre. Historia e shpenzimeve nga portofoli personal për sende të vlefshme për detyrën shtetërore nis që nga viti 2009.

“I blejmë tek një dyqan në rrugën “Siri Kodra”, ku gjen gjithsa na duhet. Uniformat kapelet, bluzat, kollaret, gjithsa na duhet e përballojmë me paratë tona, pasi ka vite që shteti nuk na jep asgjë. Na e kanë hequr edhe një vakt ngrënieje që e kishim në normë, para vitit 2009. Nuk na e paguajnë ditën e pushimit sipas standartit që parashikon Kodi i Punës”, thotë gardiani E.K., i mbështetur nga disa kolegë të tij.

Të gjithë të mbushur plotë pakënaqësi e megjithatë, luten për të mos ua përmendur identitetet e plota, pasi nuk duan telashe, që mund të shkojnë deri në pushimin nga detyra.

Gjithsesi, kushtet e anonimitetit nuk ua ndryshojnë gjendjen sociale të qenies sponsor të vetëvetes për të blerë sende që i vlejnë vetëm përmbushjes së detyrës shtetërore?!


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama