Nena i shkruan nje leter djalit arrogant per ti mesuar respektin dhe vleren e parave

Nena i shkruan nje leter djalit arrogant per t'i mesuar respektin dhe vleren e parave

Një nënë amerikane ka gjetur një metodë origjinale për t’i mësuar dy koncepte të rëndësishme djalit të saj adoleshent. Djali që quhet Aaron dhe është 13 vjeç. Prej disa kohësh, videot e tij në Youtube, duket se ishin të suksesshme dhe fëmija po fitonte para. Kështu pasi u qortua nga nëna e tij Estella, sepse e kishte gënjyer për detyrat, 13-vjeçari shkroi në Facebook, duke thënë se që nga momenti që po bën para për nënën e tij, nuk ka të drejtë që ajo t’i thotë se çfarë duhet të bëjë.

Ide e keqe. Estella e pa postimin e të birit dhe menjëherë mendoi që ta bëjë të mendojë për veprimin e papjekur. Ajo i shkroi një letër, për t’i dhënë një mësim për respektin dhe paratë. “Fëmija do të zgjohet i zemëruar për atë që më tha mbrëmë. Jo vetëm që do ta gjejë krevatin pa çarçafë, por do t’i konfiskoj edhe lojërat e rrobat që i kam blerë”, i ka shkruar nëna. Letra nis kështu:

Si duket e ke harruar që je vetëm 13 vjeç dhe që prindi jam unë. Ti pretendon se nuk duhet të kontrollohesh, por mendoj se duhet të mësosh një mësim për pavarësinë. Ndër të tjera,  që nga momenti kur me ofenduat duke thënë se tani po bën para, duhet ta kesh më të lehtë që të blesh objektet që të kam blerë në të kaluarën”.  Letra përfshin edhe një lloj kontratë, me një liste të detajuar, të gjithë asaj që Aaron duhet të paguajë që tani e tutje; mes të cilave 430 dollarë për qiranë, 116 dollarë për energjinë e harxhuar, 21 dollarë për Internetin dhe 150 dollarë për ushqimin.

“Gjithashtu duhet të hedhen plehrat, të  hënën, të mërkurë e të premten. Gjithashtu gjatë këtyre ditëve duhet të pastroni edhe shtëpinë. Duhet të pastrosh banjën çdo javë, përgatit ushqimin dhe laj rrobat e tua. Nëse nuk i bën këto që të kërkova, duhet të më paguash 30 dollarë në dot, që t’i bëj këto gjëra në vendin tënd. Nëse do që të jesh sërish im bir atëherë duhet ta shohim edhe një herë kontratën”, vijon nëna. Gruaja thotë se pas kësaj Aaaron u bë më i respektueshëm dhe nisi që të më ndihmojë me punët  e shtëpisë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama