Arsim publik falas studentet kembekryq para Kryeministrise

Arsim publik falas, studentet kembekryq para Kryeministrise

Studentë nga universitete në të gjithë vendin janë mbledhur në sheshin para kryeministrisë, këmbëkryq me thirrjet "S'ka më heshtje, s'ka më pritje por ka vetëm brohoritje, kundër dhunës tarifore, kundër dhunës policore". Studentët protestojnë kundër ligjit të arsimit të Lartë, kundër dhunës kundër tarifave të studimit. Policia ka krijuar "gardhin para kryeministrisë në pritje të studentëve të cilët priten të kenë ndalesën përfundimtare në sheshin përpara godinës.Studentët: Prisni surpriza!  

Përmes një komunikate për shtyp një prej studenteve pjesë e lëvizjes studentët kërcënojnë me përshkallëzim të protestës deri në bllokim të të gjithë jetës universitare në të gjithë vendin nëse nuk tërhiqet zbatimi praktik i reformës për Arsimin e Lartë.
 
Në komunikatë studentët thonë se incidenti ndaj kryeministrit Rama një javë më parë tek Fakulteti i Shkencave sociale nuk kishte një qëllim në vetvete ishte thjesht një mënyrë për të treguar se ata janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund kësaj kauze.
 
“Ne i përdorëm të gjitha mjetet paqësore me qeverinë me ministren, tryeze diskutimi,peticionet, mbledhjet etj të cilat nuk u morën parasysh nga askush, tani po protestojmë dhe do të vijojmë edhe më tepër nëse nuk tërhiqen nga reforma.”-thuhet në komunikatë
 
 Situata është e qetë studentët me pankarta në duar ku shkruhet “Për Universitetin, Për shoqërinë”, "Arsim Publik falas" kanë nisur të lëvizin në drejtim të godinës së kryeministrisë.

"S'ka më heshtje, s'ka më pritje, Por ka vetëm brohoritje, Kundër dhunës tarifore, kundër dhunës policore"-brohorasin studentët

(Policia në gadishmëri në bulevard para nisjes së protestës së studentëve)

Dhjetra studentë nga të gjithë universitetet e vendit janë mbledhur tek korpusi Universitar në pritje të nisjes drejt kryeministrisë. Sipas tyre nuk përjashtohet mundësia e përdorjes së vezëve si mjet i protestës së ditës së sotme, të njëjtin gjë që bënë nje javë më parë.
(Policia në gadishmëri në bulevard para nisjes së protestës së studentëve)

Motoja e studentëve e paralajmëruar më parë edhe nga njoftimet në rrjetet sociale është:
S'ka më heshtje, s'ka më pritje
Por ka vetëm brohoritje
Kundër dhunës tarifore
kundër dhunës policore

Po marshojmë të revoltuar
Kjo reformë duhet ndaluar
Do vazhdojmë të kundërshtojmë
Sot studentët protestojnë

Ka dy vite me tubime
Peticione dhe marshime
sot studentët e bashkuar
Mbrojnë të ardhmen e dhunuar.

Studentë e pedagogë, aktivistë e qytetarë, popull mbarë, do marshojnë kundër dhunës shumëpërmasore të një grushti oligarkësh me pushtet politik, privilegje ekonomike dhe hegjemoni ideologjike-kanë paraljmëruar studentëtStudentët por edhe një pjesë e trupës pedagogjike kundërshtojnë ndryshimet në ligjin për “Arsimin e Lartë”, i cili sipas tyre diskriminon studentët me të ardhura të pakta ekonomike që studiojnë te publiku, ndërsa nga ana tjetër favorizohen universitetet private.

Një javë më parë, në shenjë proteste, ata goditën me vezë kryeministrin Rama, pas një aktiviteti në Fakultetin e Shkencave Sociale.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama