500 euro shtese takse per makinat e luksit

500 euro shtese takse per makinat e luksit

Ata që kanë një makinë luksoze, do të paguajnë 500 euro shtesë taksa. Kjo është bërë e ditur nga ministri Arben Ahmetaj në emisionin “Tonight Ilva Tare”. Ai tha se nuk do të ketë asnjë rritje taksash, me përjashtim të taksave për makinat e luksit.

“Ka një taksë që do të rritet. Taksa e makinës së luksit. Po ke makinë luksi, do paguash. Do të ketë të bëjë me vlerën e makinës, me fuqinë motorrike, pra cilindrat dhe vitin e prodhimit.

Një makinë me cilindrat mbi 3.2 ose 3200 sigurisht që nuk është makinë normale, është makinë luksi, makinë që harxhon, makinë e fuqishme, që i jep një kënaqësi atij që e ka, por është një kënaqësi jo e domosdoshme, pra hyn tek luksi. Ajo do të tatohet me një 500 euro më shumë në vit”, shpjegoi Ahmetaj.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama