Bashkia vendos banja publike ne zonat kyce te Tiranes

Bashkia vendos banja publike ne zonat kyce te Tiranes

Tirana bëhet me banja publike. Bashkia e Tiranës ka marrë masat për instalimin e disa banjave publike në pikavet kryesore të qytetit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” ka bërë të ditur vendosjen e objekteve në disa prej zonave më të njohura të Tiranës.

“Banja publike tek Pedonalja, Piramida, parku “Rinia” dhe  Pallati i Kongreseve! Tani s’ka asnjë justifikim! Pastërti me çdo kusht!”, shkruan Veliaj.

Pritet që në ditët në vijim, të tjera banja publike portative të vendosen në zona ku ka përqendrim të madh në njerëz për të shmangur ndotjen e hapësirave publike. Instalimi i banjave publike vjen një ditë pasi kryebashkiaku Veliaj publikoi paketën me shtatë masa penalizuese për individët dhe bizneset që dëmtojnë, zaptojnë apo ndotin hapësirat publike.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama