Ndaj nje liber me te tjeret dhuro dashuri

Ndaj nje liber me te tjeret, dhuro dashuri

Grupi i lexuesve “Maniakë t’Leximit” ka organizuar një aktivitet humanitar me libra, në prag të festave të fundvitit.

Përmes këtij aktiviteti synohet që të mbledhen libra, të cilat do të ndahen në dy pjesë: librat për të rritur që do të dërgohen në Shtëpinë e të Moshuarve, kurse librat për fëmijë do të dhurohen për fëmijët në repartin e Pediatrisë në QKUK.

Qëlllimi i grupit të lexuesve “Maniakë t’Leximit ” është që përmes një mini-biblioteke, të dhurohet sa më shumë dashuri, por edhe të kultivohet sa më shumë shprehia e leximit.

Grupi i lexuesve “Maniakë t’Leximit” i fton të gjithë që kanë mundësi ta përkrahni këtë inciativë. Të interesuarit për të dhuruar librat, mund t’i dorëzojnë librat tek libraria BUZUKU. Nga sot deri të premtën keni mundësi që të dhuroni librat.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama