Traviata sjell ne Shqiperi Masimo Ranierin

Traviata  sjell ne Shqiperi Masimo Ranierin

Massimo RanieriMe sfond nje prej kengeve te tij, Ranieri nuk ka ngurruar aspak, qe ne kontaktin e pare me shqiptaret te rrefeje: “Me vjen teper mire qe jam me ne fund ketu, por ironikisht me vjen keq qe hera ime e pare ne Shqiperi eshte si regjisor. Do me kishte pelqyer shume qe hera ime e pare ne Shqiperi te ishte si kengetar”. E duket qarte, se para se te shkelte ne Tirane nuk i ka munguar ne asnje moment informacioni per Shqiperine, e ca me pak fakti se ai eshte jo pak i njohur ketu. Madje, jo vetem kengetari Ranieri, por edhe aktori e regjisori. Ka pelqyer ta pohoje me ze te larte kete gje, duke u shprehur se, “kam dijeni se njihem ketu si kengetar, qe kenget e mia jane te preferuara dhe kjo me mbush me teper gezim”. Kontaktet me Shqiperine nuk jane te pakta...dhe, sipas gjasave, Inva Mula e Ermonela Jaho pa dyshim qe jane miket e tij, pasi “Traviata” e tij ne Trieste ka qene ne saje te nje bashkepunumi mes tyre. Por, nje dolli ne mjediset e Hotel Tiranes u ngrit nga Ranieri per “sukesesin e ‘Traviates’ ne Shqiperi”.

Ndonese ende nuk kane nisur provat per venien e “Traviates” verdiane ne skene, regjisorit te saj Ranieri duket se nje gje i gelon ne koke, shpreson te jete ne lartesine e duhur per te sjelle ketu nje shfaqje, qe do te mbetet ne kujtimet e bukura per publikun shqiptar.

Drejtori i TKOB-it, Zhani Ciko u shpreh mesditen e djeshme: ”Fakti qe ai pranoi te vije e te bashkepunoje me ne eshte nje shenje e mire edhe per ne, pasi mundemi t’i pergjigjemi kerkesave te njerezve te medhenj si Ranieri. Ardhja e tij eshte si rezultat i kontakteve qe ky artist ka dashur te kete me Shqiperine dhe qe tani mundesohen”. Por jo me kot eshte Ranieri per “Traviaten” ne Tirane, pasi 2 veniet e saj te meparshme prej tij kane rezultuar jo pak te suksesshme.

“Traviata” ka pasur teper sukses ne Trieste, ku interpretuan edhe dy prej artisteve shqiptare, Inva Mula dhe Ermonela Jaho. Dhe pikerisht ka qene Ermonela Jaho ura lidhese mes TKOB-it dhe Ranierit per te marre aprovimin per pranine e tij ne Tirane per kete shfaqje. E sipas te thenave edhe te drejtorot Ciko, kjo do te jete nje “Traviate” e vecante tek ne, pasi cdo shfaqje ka edhe vecorine e saj.

Ndersa sipas rrefimeve te vete Ranierit...“Inva, gjate provave, me thoshte: Pse nuk shkon ne vendin tim, pasi atje jo vetem te njohin, por edhe te duan. Kjo pa dyshim me ka prekur dhe ne rastin me te pare, fale fteses qe me erdhi, ja ku jam!”.

Shpresa e tij e madhe eshte suksesi i kesaj vepre ne skenen tone, ndaj edhe shprehet: “Dua qe me kete muzike te mrekullueshme dhe libret te arrire, te arrij te kenaq publikun e Tiranes dhe gjithe Shqiperine. Pasi keshtu do te mund te me ftoni nje here tjeter per te vene ne skene dicka tjeter, pse jo, nje opera. Per mua do te jete kjo nje shenje e nje afeksioni e vleresimi, si edhe bashkepunimi me kete vend te bukur”. Na shfaqet shpesh nen petk ndryshe, e nese e pyesin se cfare preferon me shume pergjigjia e tij do te jete: “nuk e di”, pasi cdo gje qe ai ben, eshte pjese e spektaklit, ndaj edhe ben c’te mundet. Ajo cka eshte e sigurt, sipas te thenave te tij, eshte, “jam gati te rrezikoj e te eksperimentoj dhe kjo me ka sjelle edhe ne rrugen e regjise se operave”.

Pas Tiranes, nen regjine e tij, “Traviata” do te ngjitet edhe ne teatrin “San Carlo” te Napolit.


Anisa Ymeri - Gazeta Koha Jone


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama