Plakja e popullsise ul forcen e punes ne 13 perqind deri me 2018 nga 17.9 perqind me 2014

Plakja e popullsise ul forcen e punes ne 13 perqind deri me 2018 nga 17.9 perqind me 2014

Kapacitetet e punësimit pritet të rriten me 4 për qind në vit gjatë 2016-2018, sipas programit të Ekonomik dhe Fiskal të qeverisë për dy vitet në vijim, por rritja e ulët e ritmit të popullatës ka një ndikim të ulët në rritjen e forcës së punës.

Për pasojë, skenari bazë parashikon një reduktim gradual të normës së papunësisë në 13.1% në 2018-n nga 17.9% që ishte në vitin 2014. Ndërtimi, në një nivel të njëjtë edhe në 2015- n, pritet që të vazhdojë të përforcojë pozitivisht gjatë 2016-2018 me një rritje mesatare vjetore prej 6.6%, duke reflektuar nivel të lartë të formimit bruto të kapitalit fiks, sidoqoftë tejet poshtë nivelit të parakrizës financiare globale.


Rritja për periudhën afatmesme në vijim pritet të gjenerojë më shumë punësim se në vitet e kaluara, pasi disa prej sektorëve ku forca e punës është e përqendruar intensivisht, pritet që të performojnë më mirë se sektorët e tjerë.


Më specifikisht, bujqësia, tekstili dhe këpucët (apo produktet fasone), po ashtu edhe shërbime të ndryshme në fushën e turizmit pritet që të performojnë mbi sektorët e tjerë, duke reflektuar deri në një masë edhe angazhimin dhe fokusin e qeverisë për periudhën afatmesme.

Kështu, punësimi total pritet të përshpejtohet përgjatë periudhës 2016-2018, me një rritje vjetore mesatare prej 4%. Pavarësisht pritshmërisë së lartë të zgjerimit të punësimit, produktiviteti i përgjithshëm i forcës së punës pritet të shënojë një përmirësim të lehtë në periudhën afatmesme në vijim. Në të njëjtën kohë, skenari bazë supozon një rritje të forcës së punës me një mesatare prej 2.2% në vit gjatë 2016-2018-s, e cila kryesisht reflekton një normë pjesëmarrjeje më të lartë në nivelin 65.8% në vitin 2018 nga 63.7% që ishte në T3/2015.

Iindustria nxjerrëse pritet të vijojë kontraktimin e saj me 1.9% gjatë 2016 si rezultat i çmimeve të pritshme rënëse të naftës bruto dhe do të fillojë rimëkëmbjen vetëm në 2017-n dhe 2018-n me rritje respektive të parashikuar prej 0.8 dhe 5.7%.

Risqet të cilat rrezikojnë stabilitetin ekonomik të Shqipërisë ende qëndrojnë të ulëta. Në periudhën afatshkurtër, rimëkëmbja ekonomike ka shumë gjasa që të vazhdoi të jetë e “vakët” duke u përpjekur për të: parandaluar nivelin e lartë të papunësisë; shfrytëzimit të kapacitetit optimal dhe nga rritja e dobët e kredisë për sektorin privat. Në periudhën afatmesme dhe afatgjatë, reformat strukturore në proces implementimi duhet të përmirësojnë mjedisin e biznesit për firmat private dhe të nxisin potencialin ekonomik.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama