Ja shqiptari me i urryer ne SHBA cmim stratosferik ilacit monopol

Ja shqiptari me i urryer ne SHBA cmim stratosferik ilacit monopol

Një multimilioner shqiptar ka ngjallur zemëratë publike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi ka ndryshuar brenda ditës çmimin e një ilaç jetik kundër HIV-AIDS edhe kancerit nga 13 $ në 750 dollarë. Bëhet fjalë për shqiptaro-amerikanin 32-vjeçar Martin Shkreli, shef ekzekutiv i kompanisë farmaceutike “Turing Pharmaceutical” i cili ka blerë nga “Impax Laboratorikes” monopolin  (të drejtat e plota) për shitjen e ilaçit Daraprim, duke njoftuar njëherësh rritjen stratosferike të çmimit të tij.
 
Një vit më parë shqiptaro amerikani ishte në qendër të lëvdatave për suksesin e tij në moshë fare të re...por menjëherë pas vendimit “surprizë” për të rritur çmimin e ilaçit, janë lëshuar një lumë kritikash dhe pakënaqësish.
 
Specialistët e fushës thonë se ky çmim është i pajustifikueshëm pasi një kurë e plotë mund të arrijë shifrat e 600 mijë $. Në planin pragmatik kritikat shkojnë drejt politikanëve që nuk ndërhyjnë në normalizimin e tregut por lënë pacientët në dorën e firmave të mëdha farmaceutike që kërkojnë të bëjnë miliarda në kurriz të tyre.

Por Martin Shkreli e sheh krejt ndryshe...
 
Në deklarata të shumta që ka dhënë për mediat shqiptaro-amerikani thotë se kompania e tij është e “detyruar” për këtë vendim, pasi rritja e çmimit do të ndihmojë për të kryer kërkime të tjera në bërjen e ilaçeve më efektive dhe me më pak efekte anësore.

“Domethënë paratë që do të dalin nga shitjet e këtij ilaçi do të paguajnë për të prodhuar një ilaç më të mirë”, përsëriti Shkreli.
 
Gjithashtu ai shtoi se të ardhurat nga shitja e ilaçeve do të ndihmojnë në financimin e programeve farmaceutike për të krijuar medikamente me kosto të ulët për konsumatorët.

Mjëkët: Dënim me vdekje për të sëmurët

Por këto argumente të Shkrelit janë hedhur menjëherë poshtë nga shoqatat e mjekëve. Ata deklarojnë se ilaçi i zbuluar 62 vjet më parë funksionon shumë mirë kështu siç është dhe nuk ka nevojë për kërkime të tjera shkencore. Sipas tyre rritja e çmimit po dënon me vdekje të sëmurët, me premtime boshe se po mendohet për ta në të ardhmen. Ky vendim, - thonë mjekët, - është i rëndë për xhepin e pacientëve, për kompanitë e kujdesit shëndetësor si dhe për buxhetin e shtetit për të varfrit.
 
Edhe Clinton kundër Shkrelit

Kandidatja për presidente në SHBA Hillary Clinton bashkoi gjithashtu zërin kundër vendimit të Shkrelit. Në një postim në rrjetin social Tëitter ajo shkruan se një lëvizje e tillë në tergun e ilaçeve është shumë e rrezikshme dhe nëse fiton zgjedhjet do të marrë masa për frenimin e këtij abuzimi.

Organizata humanitare, aktivistë të shumtë dhe qindra qytetarë në rrjetet sociale kanë lëshuar lumë akuzash ndaj shqiptaro-amerikanit...aq sa disa i “uronin” AIDS ose sëmundje të tjera të rënda.
 
Kjo nuk është hera e parë që Martin Shkreli blen të drejtat e ilaçeve dhe ua ngre çmimin, por rritja me 5,440 herë më shumë është konsideruar si e paprecedentë në SHBA.

 

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama