Cfare eshte kolesteroli keshillat per ta mbajtur nen kontroll

Cfare eshte kolesteroli, keshillat per ta mbajtur nen kontroll

Kur niveli juaj i kolesterolit është shumë i lartë, rritet rreziku për atak në zemër dhe i sëmundjeve të tjera kardiovaskulare.

Niveli i lartë i kolesterolit nuk është domosdoshmërisht një problem, por duke u bashkuar me një ose më shumë faktorë të tjerë rreziku, mund të jetë problematik. Disa rreziqe të tjera për sëmundjen e zemrës janë diabet-i ose presioni i lartë i gjaku-t, të paturit e një historie familjare me sëmundjen e zemrës dhe faktorët e mirëqenies, siç janë duhani ose obezitet-i. Shumë njerëz kanë më shumë se një faktor rreziku për sëmundjen e zemrës dhe niveli i rrezikut rritet me numrin e faktorëve të rrezikut.

Është shumë e rëndësishme për të njohur se cilët janë nivelet tuaja të kolesterolit dhe për t’i mbajtur ato në një nivel të shëndetshëm përpara se të keni ndonjë problem. Më poshtë do të gjeni disa udhëzime mbi kontrollin e kolesterolit.

Çfarë është kolesteroli?

Kolesteroli është një substancë e lëmuar, e cila pavarësisht reputacionit të keq është shumë esenciale për jetën. Ai është një pjesëtar i familjes së yndyrave. Pa kolesterolin, trupat tanë nuk mund të prodhojnë një numër të rëndësishëm të hormoneve dhe ai është një komponent esencial i membranës së jashtme të disa qelizave.

 

Nga vjen kolesteroli?

Mëlçia jonë mban pjesën më të madhe të kolesterolit, ndërkohë që pjesa tjetër vjen nga ushqimi që ne hamë.

Pse është problematik kolesteroli i lartë?

Sepse mëlçia jonë prodhon të gjithë kolesterolin që ne kemi nevojë, nëse ne hamë më shumë, ne marrim më shumë dhe kjo qarkullon rreth gjakut tonë dhe ka si qëllim që të ngecë në muret e enëve të gjakut. Kjo rrit rrezikshmërinë e sëmundjeve të zemrës.

Ndërkohë që niveli i lartë i kolesterolit në gjak është si rezultat i një diete shumë të pasur me yndyra, në disa njerëz kjo ndodh për shkak se kanë një sensibilitet të trashëguar ndaj kolesterolit të lartë në gjak. Nëse ndonjë pjesëtar familjeje e ka këtë gjendje, është shumë e rëndësishme që të kontrlloni nivelet tuaja të kolesterolit.

Çfarë është kolesteroli “i mirë” dhe “i keq”?

Kolesteroli, ashtu sikundër yndyrat nuk mund të lëvizin në gjakun e trupit më vete. Kjo sepse yndyrat nuk mund të miksohen me ujin, përbërësin më madhor të gjakut. Kështu që, ajo udhëton me disa proteina të quajtura lipoproteina.

Ekzistojnë shumë lloje të lipoproteinave:

-Lipoproteinat me densitet shumë të ulët (VLDL);

-Lipoproteinat me densitet të ulët (LDL); dhe

-Lipoproteinat me densitet të lartë (HDL).

VLDL-të janë prodhuar në mëlçi dhe puna e tyre është që të mbajnë yndyrat në pjesë të ndryshme të trupit. Në momentin që ato largohen nga ngarkesa e tyre e yndyrave ato bëhen LDL, dhe mbajnë kolesterolin e mbetur përreth trupit. Kolesteroli LDL është përcaktuar si kolesterol “i keq”; është e rëndësishme për të patur nivele të ulëta të kolesterolit LDL.

Nga ana tjetër, HDL çon kolesterolin mbrapsht për në mëlçi. Kolesteroli HDL është quajtur kolesteroli “i mirë”. Ju doni që të keni në trupin tuaj nivele të larta të kolesterolit HDL për të kapur në këtë mënyrë kolesterolin “e keq”.

Si mund të mbajë unë të ulëta nivelet e kolesterolit “të keq” dhe të larta nivelet e kolesterolit “të mirë”?

Më poshtë do të gjeni disa këshilla për një balancë të mirë:

-Hani sa më pak yndyra. Ushqimet që janë shumë të pasura me yndyra mund të sjellin si pasojë një nivel të lartë kolesteroli;

-Arrini dhe mbani një masë trupore të shëndetshme;

-Qëndroni fizikisht aktiv. Aktiviteti fizik rrit nivelet tuaja të HDL-së, ju ndihmon në humbjen e peshës dhe në reduktimin e rrezikut të zemrës. Mundohuni që të bëni të paktën 30 minuta aktivitet fizik të moderuar.

Si mund të ha më pak yndyra të ngopura?

-Përdorni sasi të vogla gjalpi dhe yndyrash të tjera nga produktet e mishit;

-Hiqni lëkurën e pulës;

-Hani ushqime të pjekura dhe të ziera në vend të ushqimeve të skuqura;

-Përdorni djathë me sasi të vogël yndyre;

-Shmangni ushqimet e shpejta dhe të skuqura;

-Hani rrallë ushqime të tilla si: kek, biskota dhe çokollatë.

Mjeku im thotë që unë kam një nivel të lartë kolesteroli. Çfarë duhet të ha?

Largoni yndyrat si më sipër. Mbani mend:

-Vini theksin më shumë tek frutat e freskëta, zarzavatet dhe drithërat

-Përfshini të paktën 2 herë në ditë produktet bulmetore, por me sasi të vogël yndyre;

– Konsumoni peshk, e rekomandueshme të paktën dy herë në javë;

-Limitoni marrjen e mishit të kuq;

-Shmangni ushqimet e para-përgatitura, përveç nëse sasia e yndyrave dhe kripërave është e pranueshme.

Si mund ta di unë që kam një nivel të lartë kolesteroli?

Niveli juaj i kolesterolit mund të matet nga një mostër gjaku. Kjo mund të realizohet nga mjeku juaj i familjes. Ato, kanë shumë mundësi që të masin kolesterolin tuaj të përgjithshëm, kolesterolin LDL dhe HDL, ashtu sikundër edhe nivelin e triglicerideve dhe të yndyrave të tjera në gjak. Mjeku duhet të marrë në konsideratë edhe faktorë të tjerë rreziku që prekin zemrën, dhe në të njëjtën kohë edhe matjen e kolesterolit.

Rekomandohet që të gjithë të rriturit e moshës 45 vjeçare e më sipër duhet të bëjnë teste të rregullta të gjakut (testet e kolesterolit). Nëse një person është më i ri se mosha 45 vjeçare dhe është në një rrezik madhor të sëmundjes koronare të zemrës për shkak të faktorëve të tjerë të rrezikut, p.sh. diabet-it ose dështimit të veshkës, atëherë edhe ato duhet që të bëjnë testin e kolesterolit. Mjeku duhet t’ju këshillojë nëse nivelet tuaja të kolesterolit janë shumë të larta.

Sipas Fondacionit Kombëtar të Zemrës, njerëzit të cilët kanë nevojë që të trajtohen për nivele të larta të kolesterolit duhet të synojnë për një lexim të kolesterolit total prej rreth 4 mmol/l, nga të cilat jo më shumë se 2.5 mmol/l është kolesteroli LDL. Për njerëzit me sëmundje ekzistuese kardiovaskulare, rekomandohet një nivel kolesteroli LDL prej 2.0 mmol/l.  Megjithatë, çdo ulje e kolesterolit total dhe kolesterolit LDL do të jetë e dobishme, edhe në qoftë se nuk arrini nivelet e synuara.

A duhet të blej ushqime që nuk përmbajnë kolesterol?

Pretendimet shëndetësore mbi produktet ushqimore mund të jenë mashtruese. Disa përcaktohen se nuk përmbajnë kolesterol kur në të vërtetë ato kanë përmbajtje kolesteroli. Ushqimet siç janë frutat, zarzavatet dhe drithërat nuk përmbajnë kolesterol. Lexoni me kujdes etiketat. Zgjidhni ushqime që janë të ulëta në yndyra.

Çfarë tjetër mund të bëj, për të reduktuar rrezikun e sëmundjes së zemrës?

Reduktimi i nivelit të kolesterolit është një nga mënyrat e kujdesit të zemrës. Jini aktiv, ndaloni duhanin, kontrolloni presionin e gjakut dhe diabet-in (nëse e keni atë) dhe reduktoni stresin që është në jetën tuaj.

***

Ja cilat janë ushqimet më efikase për uljen e kolesterolit

Bajamet

Substancat që gjenden tek bajamet ndihmojnë në parandalimin e LDL (lipoproteina me dendësi të ulët) ose “kolesterolit të keq”, i cili është përgjegjës për formimin e pllakave dhe mund të dëmtojë rrugët e enëve të gjakut dhe të bllokojë arterien

Avokadot

Yndyrnat e avokados përmbajnë disa fitokimikate që ndihmojnë për të ulur kolesterolin e keq” LDL dhe të rrisë nivelin e HDL-së (lipoproteina me densitet të lartë) apo kolesteroli i mirë që ndihmon për pastrimin e kolesterolit të tepërt në trup.

Bathët dhe thjerrëzat

Nga një studim i fundit nga një Mjekësia Ndërkombëtare niveli i LDL-së tek personat që kishin në dietën e tyre bathë dhe thjerrëza ra pothuajse dy herë më shumë se tek ata persona që nuk i konsumonin këto ushqime

Boronicat

Boronicat përmbajnë një antioksidant shumë të fuqishëm i quajtur pterostilbene, i cili ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit dhe ruajtjen e tij në normat e duhura

Tërshëra

Kur disa gra në Universitetin e Torinos në Itali, në funksion të një studimi që po kryenin shtuan në dietën e tyre tërshërën dhe krundet, vunë re se gjendja e zemrës, niveli i kolesterolit në gjak- gjendja e përgjithshme shëndetësore u përmirësua më shumë se 11 për qind.

Vera

Të pish një gotë verë në darkë apo një pije të lehtë alkoolike, në fakt ka treguar se ndihmon në rregullimin e nivelit të kolesterolit në gjak si dhe në uljen e rrezikut për atak kardiak. Në të kundërt, teprimi me pijet alkoolike rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama