Ne Amantia Mire se vini vizitore!

Në Amantia,  Mirë se vini vizitorë!

Qyteti antik Amantia ka identitetin e vet. Ka qenë dhe mbetet nj qytet ilir në Ilirinë e Jugut. E parë në një rrafsh vlerash, Amantia ka qenë qendër e zhvillimit në Ilirinë e Jugut. Ky qytetërim Ilir ka njohur një zhvillim të madh ekonomik, material shoqëror dhe shpirtëror. Kohë ekzistenca e Amantias shkon prej kufijve të 10 shekujve jetë. Arkeologët e paraqesin Amantian në ekzistencën e këtij qytetërimi në një limit kohor prej një mijëvjeçari. Qyteti i ndërtuar në kodrat e Amantisë është një lloj pasaporte treguese për ekzistencën njerëzore të ilirëve, objektet, monumentet, gurët që gjenden rreth e rrotull, rrënoja dhe monedha të cilat janë punuar e latuar nga dora e paraardhësve tanë, amantinëve. Ndër veprat monumentale më të pacenuara, ku koha nuk arriti ta fshijë nga kujtesa historike, është stadiumi i Amantisë, që u rezistoi shekujve. Stadiumi i Amantisë në thelb shqyrton edhe një mundësi më shumë për origjinën tonë të lashtë sa të gjithë popujve të hershëm, më shumë për sportin. Në vitet kur ka munguar vëmendja, këto dëshmi qëndronin të fshehura, por brenda dheut të tokës sonë.

Stadiumi me 3000 vende ka shërbyer për garat e vrapimit, mundjes, boksit. Gjatë shekullit të III dhe II p.e.s. kultura fizike pati zhvillim të veçantë dhe u ndërtuan vepra monumentale. Ky stadium ka formë antike tipike me pistë 184,8 m të gjatë dhe 12,25 më të gjerë. Në njërën anë të stadiumit ka 17 radhë shkallësh dhe në anën tjetër 8 radhë të ndërtuara me blloqe gurë gëlqeror. Stadiumi i Amantias është i vendosur qysh në kohën e antikitetit në këtë kodrinë mbi 500-600 metra lartësi deti. Ky është një tregues domethënës për të shqyrtuar mënyrën e ndërtimit, formën si dhe për të treguar ekzistencën e një qytetërimi ilir në lartësitë e kësaj kodre. Në krejt gadishullin e sertë të Ballkanit, por duke depërtuar përtej kufijve të Evropës plakë, syri nuk të zë asnjë monument antik në lartësi kodrash, përngjanë me stadiumin antik të Amantias. Stadiumi i Amantias përbën një nga mrekullitë e kohës së lashtë të qytetërimit ilir. Forma e këtij stadiumi shfaqet katërkëndësh i drejtë. Por vetëm tre anë të këtij monumenti antik kanë pasur shkallë, ndërkohë që pjesa veriore e tij mendohet nga arkeologët që të ketë shërbyer si një pikë hyrje në ambientin sportiv.

Rrugëtimi i periudhave të këtij qyteti në hapësirën kohore është i tillë: Kohëzgjatja e Amantias është ravijëzuar në kohëshekuj të largët. Në shekullin e IV p.e.s Amantia gjendet një qendër e rëndësishme skllavopronare, kohë kur nga një vendbanimi jo aq i rëndësishëm, bëhet qytet. Godinat me karakter publik u ndërtuan në tarraca që u rrethuan me mure. Në shekullin e III p.e.s qyteti ilir i Amantias njihet si një qytet me zhvillim. Të dhënat tregojnë se Amantia është një qytet i zhdukur, por jo i harruar nga harta e qytetërimeve ilire. Në Amantia është tempulli i Afërditës, Nekropoli, varrezat e stadiumi me rreth 3000 vende. Të dhënat që sjellin arkeologët shqiptarë janë që krahas qyteteve të njohura nën territorin e Ilirisë së Jugut lindën edhe një tog qytetesh ilire si Bylisi, Amantia, Dimali, Albanopoli, Lisi etj.

 


Marre nga : Gazeta Shqip


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama