Ja si u perzgjodhen fituesit e lotarise

Ja si u perzgjodhen fituesit e lotarise

Ambasada

Një ditë pas shpalljes së përgjigjeve të Lotarisë Amerikane, një fluks i madh pyetjesh kanë mbërritur në adresë të Ambasadës Amerikane në Tiranë. Një pjesë e aplikantëve duket se kanë kërkuar transparencën, pasi kanë parë se emrat e tyre nuk kanë rezultuar fitues. Zyra Konsullore i është përgjigjur në “Facebook” interesit të shtetasve shqiptarë se, lotaria ka një mekanizëm përzgjedhës kompjuterik, në bazë të të cilit, përzgjedhja e fituesve është tërësisht rastësore.

“Ata që kanë njohuri mbi teorinë e probabilitetit, mund ta kuptojnë më thjesht se për çfarë bëhet fjalë. Pra është çështje shansi dhe në këtë mënyrë e ka parashikuar Ligji Amerikan i Emigracionit, këtë mundësi emigrimi”, thekson Zyra Konsullore. Pas orës 18:00 të datës 5 maj, në faqen e vetme zyrtare, ku jepet përgjigja e lotarisë ka pasur një  fluks shumë të madh klikimesh, çka për shumë vetë e ka bërë të pamundur gjetjen e përgjigjes.

Çdo pretendimi të individëve, të cilët thonë se të dhënat që ata hedhin janë të sakta, ndërkohë që përgjigjen nuk mund ta shohin, Zyra Konsullore u thotë që ta riprovojnë sërish për shkak të mbingarkesës në serverin e faqes online. Ndërsa për të gjithë ata që e kanë humbur kodin 16-shifror, me të cilin u pajisën në çastin e aplikimit, ekziston një mundësia për ta gjetur atë duke plotësuar të dhënat e tyre, ashtu siç kanë bërë gjatë regjistrimit në faqen e internetit, dvlottery. state.gov/error_handler.htm.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama