Ne Itali botohet Antologjia e Letersise Shqipe

Ne Itali botohet Antologjia e Letersise Shqipe

Pergatitur nga Profesor Nasho Jorgaqi, Antologjia e ndare ne dy pjese –proze dhe poezi-, perfshin autore nga letersia e vjeter e periudhes se Rilindjes, letersia e Pavaresise dhe ajo e pasluftes.

Nder autoret e botuar zene vend, J.Variboba, J..De Rada, N. Frasheri, Cajupi, Z.Skiroin, N.Mjeda, Gj. Fishta, F. Noli, Asdreni, V. Prenushi, A.Asllani, E. Koliqi, M. Kuteli, Migjeni, N. Hakiu, per t’u plotesuar me autore te pasluftes se Dyte Boterore si D. Agolli, I. Kadare, F. Arapi, Dh. Qiriazi, V. Skenderi, Xh, Spahiu, A. Istrefi, A. Mamaqi, E. Kadare, J. Xoxa, Q. Buxheli, S. Andoni, N. Prifti, Dh. Xhuvani, F. Ballanca .

Lenda e perkthyer eshte marre nga botime te ndryshme te realizuara brenda dhe jashte Shqiperise ku spikasin emrat e perkthyesve E Koliqi, J. Kodra, J. Jeuse, E. Scalambrino, K.Kokoshi, R. Baldini, A. Vrioni. Antologjia voluminoze shoqerohet me nje parathenie dhe shenime bibliografike qe Prof. Jorgaqi ka realizuar per secilin nga autoret.

Prof. Nasho Jorgaqi, pas ketij botimi, ka pergatitur “Antologjia e Letersise Shqipe bashkekohore”, me krijimtarine letrare te periudhes paskomuniste, e cila pritet te dale ne tregun e librit shqip brenda ketij viti.


Marre nga : Gazeta Koha Jone


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama