Papa Myslimania ka te drejte te barte shamine por edhe katoliku kryqin

Papa: Myslimania ka te drejte te barte shamine, por edhe katoliku kryqin

Papa Françesko në një intervistë për medie franceze ka thënë se shtetet duhet të jenë sekulare dhe se ato shtete që lidhen vetëm për një fe, përfundojnë keq. "Mendoj se sekularizmi përcillet me ligje të fuqishme që garantojnë lirinë fetare që ofron kornizën për ecje përpara", ka thënë Papa.

Në rritjen e shqetësimit nga të krishterët për përhapjen e islamit në Evropë, Françesku ka thënë se çdokush ka të drejtë të praktikojë fenë që e ka zgjedhur dhe shtetet sekulare, për dallim nga ato me një fe, mund t’ia ofrojë kujtdo këtë mundësi.

“Ne të gjithë jemi të barabartë, si fëmijë të Zotit. Por secili duhet të ketë lirinë që ta praktikojë fenë e vet. Nëse myslimania dëshiron të bartë hixhabin, (shaminë), këtë duhet mundësuar asaj. Kjo vlen edhe për katolikun që dëshiron të bartë kryqin. Duhet të krijomë rrethanat që a praktikojmë fenë jo në margjina të kulturës, por në të", ka theksuar papa Françesko i cili ka shfaqur brengosje pse ekstremizmi pas sulmeve terroriste po identifikohet me islamizmin.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama