E kam babin maqedonas dhe mamin shqiptare. Kujt dyqani ti ve flaken?

E kam babin maqedonas, dhe mamin shqiptare. Kujt dyqani t'i ve flaken?

Incidenti në Kumanovë ka rigjallëruar tensionet mes dy etnive kryesore në Maqedoni, asaj maqedonase dhe asaj shqiptare. Zafir Shumanov është një shtetas maqedonas i lindur nga martesa mes një maqedonasi dhe një shqiptareje.

Ai ka postuar në profilin e tij social në Facebook, një foto me një dedikim në gjuhen maqedonase dhe në shqipen e tij jo fort të mirë, ku shkruan:

“E kam babin maqedonas, e kam mamin shqiptare. Kujt dyqani t'i vë flaken”.

Sa herë që ka konflikte në Maqedoni, marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe maqedonasve janë të parat që preken. Konflikti i së shtunës ku humbën jetën 22 persona gjatë një sulmi të armatosur dhe dhjetra të tjerë u plagosën, po rrezikon të marrë ngjyra etnike.

Kritikët e Gruevskit thonë se incidenti në thelb ka një arsye politike, që të shmanget kriza e brendshme politike, e krijuar në lidhje me “bombat” apo përgjimet.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama