U duk sikur doli nga dheu dhjetë vjet më parë në dyqanet e Yongasan Electronics market, lagja hi-tech e Seulit. Një kuti e zezë anonime me një ekran të vogël bardh e zi, që dukej dukshëm se shumë shpejt do të përfundonte në koshin e plehrave. Përkundrazi MpMan F10i SaeHan, lexuesi i parë Mp3 në botë, shënoi fillimin e një epoke të re. Një revolucion ose një dështim, sipas pikëpamjeve të ndryshme , që ndryshoi mënyrën e të dëgjuarit muzikë duke vendosur një vështirësi gjigandët e mëdhenj të biznesit që operonin në këtë fushë.
Por në vitin 1997 Mpman F10 e vunë re shumë pak. Ajo e MP3 dhe lexuesve të tyre është në fakt një histori e lindur pa zhurmë. Një histori e bërë nga persona që me kolosët e teknologjisë si Sony dhe Philips që kishin nxjerrë cd dhe më pas dvd e parë, nuk kishin të bënin fare. Ja përse të gjithë besonin se revolucioni dixhital i këtij lloji mund të vinte nga tokio, kalifornia dhe jo nga seuli. Koreja në atë kohë përbënte lajm vetwm për priftin Moon që në atë vit martoi në stadiumin e Uashingtonit 3 mijë e gjashtëqind çifte duke i bekuar në fushë i veshur i gjithë me bardhë dhe të agjendë. Megjithatë gjërat po ndryshonin. Të njëjtët MP3 kishin lindur edhe në Japoni.
Ne të vërtetë puna për algoritmin për të ngjeshur pjesët dixhitale në mënyrë që ti transferonte lehtësisht brenda dhe jashtë rrjetit , është frut i një kërkimi të nisur në Gjermani në vitin 1987 nga "Fraunhofer Institut Integrietre" në bashkëpunim me "Erlangen-Nuremberg University". Një kërkim shumë herë në prag të zhdukjes. "Në vitin 1991 projekti ishte praktikisht i vdekur", kishte treguar disa kohë më vonë Karlheinz Brandenburg, një nga pesë inxhinierët që realizoi Mp3-shin. "Procesi i kodifikimit thjesht nuk funksiononte dhe ne e gjetëm zgjidhjen vetëm pak kohë para se të dorëzoheshim". Ndoshta fati, apo puna lodhshme e lejuan Brandenburgun dhe shokët e tij të mbërrinin deri në fund. Me atë grup ishin zgjedhur inxhinierët dhe pedagogët më të mirë të fushës së elektronikës. Ndoshta ka qenë vërtet për shkak të fatit që dikush në Amerikë e vërejti MpMan F10 dhe vendosi ta importojë.
Edhe pse më vonë ishte Pio Pmp 300 i kalifornianes "Diamond", që doli në vitin 1998 të bëhej lexuesi i parë Mp3 i suksesshëm. Sukses relativ, kuptohet dhe asgjë të përbashkët me 135 milionë aparatet e shitura vetëm vitin e kaluar. Në fillin ishte një fenomen jo popullor, megjithatë të gjithë ishin të entuziazmuar nga teknologjia e lartë gjithmonë gati për të shpenzuar shuma të madha parash për të rejat e fundit, që për të dëgjuar pjesët në Mp3 ????????në kompjuter kishin filluar të përdornin një softëare të ri falas të krijuar nga nga dy studentë universitarë Justin frankel dhe dimitry Boldyrev. Softëari bazohej në një program të dekodifikuar të bërë nga Tomislav Uzelac, një kolegu i tyre kroat. I thjeshtë dhe i lehtë për tu përdorur , në vititn 2005, ishte instaluar ne 55 milionë kompjutera.
Kështu nga popullariteti deri tek masa u kalaua shumë shpejt, më pak se një vit. Në qershor të vitit 1999 një tjetër njeri i zoit por jo i shquar me emrin Shaën fanning , një student universitar në boston që ishte vetëm 19 vjeç krijoi Napster, një softëare që lejonte shkëmbimin e çdo lloj fajli përmes internetit. Kështu nëse deri në atë kohë kolosët e mëdhenj të muzikës kishin treguar shqetësime , me daljen e Napster filluan të "kalonin" djersë të ftohta. Megjithatë në vitn 2001 një proces dënoi rrjetin (network) e Fanning që u mbyll një vit më vonë. Por ishte një fitore e Pirro, meqenëse trafiku i fajlave muzikore në internet nuk ka brë gjë tjetër veçse është rritur për shkak të ligjeve të vonuara dhe shpesh të pamundura për tu aplikuar. Alternativa e vetme, të paktën për momentin, duket se është rruga e propozuar nga apele e paraqitur në vitin 2001 me iPoD e saj e ndjekur në vitin 2003 nga imunes, shërbimi i shitjeve ligjore të Mp3. Dy miliardë këngë të shitura , të cilave tani u janë shtuar edhe filmat dhe telefilmat. Kështu nëse dhjetë vjet më parë, revolucioni që ndryshoi fytyrën e industrisë muzikore po hidhte hapat e para , sot duket se ka ardhur radha e Hollywëood-it.
Marre nga : Gazeta Shqip











