Isa Mustafa replikon ashper me Klosin SHIK-u shqiptar i ka sherbyer Serbise donte te perçante UCK-ne

Isa Mustafa replikon ashper me Klosin: SHIK-u shqiptar i ka sherbyer Serbise, donte te perçante UCK-ne

Kryeministri kosovar, Isa Mustafa, ka reaguar ashpër pas një interviste të dhënë nga Fatos Klosi për RTK-në. Klosi thoshte se pot ë ishte për Ibrahim Rugovën, Kosova s’do çlirohej kurrë.

Por, Mustafa e akuzon atë dhe SHIK-un e drejtuar prej tij, se i kanë ndihmuar Serbisë dhe kanë interferuar për të përçarë UÇK-në.

“Kosova u çlirua, sepse pati në krye një burrështetas të urtë e të mençur, të respektuar brenda e jashtë vendit, Presidentin Ibrahim Rugova.

Kosova nuk do të çlirohej kurrën e kurrës po të varej nga shërbimet informative, siç ishte edhe SHIK-u shqiptar, sepse shërbime të tilla me sjelljen e tyre më shumë u kanë shërbyer regjimeve dhe Serbisë, vëllavrasjes e hasmërive të brendshme, sesa pavarësisë së Kosovës dhe interesave kombëtare.

Pa infiltrim dhe përzierje të SHIK-ut, UÇK do të ishte më unike dhe lufta do të ishte më e organizuar. Sot na vjen keq kur shohim se nga një gojë e keqe e një kryespiuni, spërkatet figura e Ibrahim Rugovës. Një fjalë popullore thotë: arni për thesin. Spiunët arnohen me të tyret, por nuk arnohen me figurën e Ibrahim Rugovës,” thotë Mustafa.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama