Edhe Elia Zaharia kerkon lirine e Ballist Morines Nuk eshte kriminel

Edhe Elia Zaharia kerkon lirine e Ballist Morines: Nuk eshte kriminel

Në protestën për lirimin e Ballist Morinës që u zhvillua dje një vëmëndje të veçantë i ka kushtuar edhe Elia Zaharia, e fejuara e princ Lekës.

Pas arrestimit të Ismail Morinës ose siç e njohin të gjithë njeriu që ngriti dronin në Beograd Elia Zaharia nënvizoi se Ballsiti duhet të lirohet pasi sipas saj është heroi i gjithë shqiptarëve.

Në një postim në rrjetin social “Facebook" Zaharia tha se Morina nuk duhet të ndëshkohet pas hekurave si kriminel. Zaharia vazhdon postimin duke e krahasuar veprën e Kadaresë “Kush e solli Doruntinën” me krijesën dhe fantazinë e njeriut të dronit.
 
Postimi i plotë në “Facebook” i Elia Zaharia


Vendosa te shkruaj duke u nisur nga ndergjegja ime qytetare qe nuk mund te heshte sot. Ndihem thellesisht e indinjuar kur prapa hekurave qendron si "kriminel" ai qe na beri te gjitheve krenar nje vit me pare, ku nepermjet atij droni ngriti peshe te gjithe zemrat e shqiptareve. "Krimi" i tij dhe arsyeja e vertete pse po gjykohet eshte ai dron. Deshiroj tju kujtoj vepren e Kadarese: Kush e Solli Doruntinen". E verteta ishte se ate e solli Besa e Shqiptareve, une, ti, te gjithe ne...E bej kete paralelizem pasi ate Dron Kombetar e ngritem ne te gjithe, me energjine tone, me atdhedashurine tone. Ai ishte I Zgjedhuri per ta materializuar nepermjet atij xhesti impulsin shpirteror te cdo Shqiptari. Ku jemi ne sot? Ne qe u ekzaltuam dhe e duartrokitem nje vit me pare? Ne qe u mallengjyem e u perlotem? Ne qendrojme perballe indiferentizmit tone si nje shoqeri perballe pasqyres. Ne qe heronjte i veme prapa hekurave, ne qe harrojme.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama