A do te zhduket teresisht nga perdorimi paraja cash?

A do te zhduket teresisht nga perdorimi paraja 'cash'?

Financë – Me një mjet ligjor pagese mund të paguash gjithnjë – pavarësisht se me marrëveshje mund të jetë rënë dakord për një mjet tjetër pagese. Por në shumë vende, konsumatorët nuk mund të paguajnë dot ngado e sa duan në para kesh, pasi shumë nga qeveritë në BE po çojnë përpara një fushatë për kufizimin, apo nxjerrjen “jashtë loje” të parasë fizike në qarkullim. Përse?

Në fakt, çështja është e qartë. Paragrafi 128 i marrëveshjes së BE-së përcakton saktë se bankënotat e shtypura nga Banka Qendrore Europiane janë të vetmet që vlejnë brenda Unionit si “monedha të ligjshme”. Me një mjet ligjor pagese mund të paguash gjithnjë – pavarësisht se me marrëveshje mund të jetë rënë dakord për një mjet tjetër pagese.

“Cash is king”? Me gjithë këtë përqasje ligjore të garantuar të bankënotave të nxjerra në qarkullim nga shteti, shumë nga qeveritë e vendeve të BE-së po çojnë përpara një fushatë për kufizimin apo nxjerrjen “jashtë loje” të parasë fizike në qarkullim. Ajo në disa qarqe libertariane e kritike ndaj shtetit, cilësohet shpesh si “luftë kundër parasë cash“.

Një hap spekulativ në drejtim të së ardhmes pa para cash po tenton të bëjë qeveria daneze. Ajo ka hartuar pikërisht një plan qeveritar për të stimuluar ekonominë, për bizneset e vogla, pikat e karburanteve, restorantet etj., për t’ua hequr atyre detyrimin e deritanishëm ligjor për të mbledhur para cash.

Kjo nismë arsyetohet me kostot që sjell me vete pagimi dhe përpunimi i parasë cash. Në vendet nordike, pagesat elektronike prej kohësh tashmë e kanë tejkaluar kohën e humbur me numërimin e parave cash përtej elementeve të tjera pozitive.

“Cash is king”?

Vendet romanike – sipas gazetës së specializuar gjermane të financave, “Handeslblatt” – prej disa viteve po ecin në një rrugë tjetër, me synimin për të penguar lulëzimin e ekonomisë së zezë e informale dhe për të penguar evazionin fiskal, duke kufizuar përdorimin e parasë cash. Ato e ndalojnë pagesën e llogarive të mëdha e ndërkaq, edhe të atyre të mesme me para “të thata”.

Qeveria franceze po planifikon që shtetasit me pasaportë franceze ta ulin vlerën e kufizimit me të cilin lejohet të paguash cash nga 1.500 euro në 1.000 euro.

Në Itali, ky kufi për pagesat cash ka hyrë në fuqi që prej fundit të vitit 2011. Ish–shefi i qeverisë italiane, Silvio Berlusconi, foli asokohe për “një rrezik real, nëse kalohet kufiri për policën shtetërore fiskale”.

Në Greqi, kufiri mund shkojë në 70 euro

Në Greqi, kufiri për pagesat në cash u zbrit deri në 500 euro dhe në negociatat me kredidhënësit europianë madje po përflitet të hyjë në fuqi edhe kufiri prej 70 eurosh. Shteti federal amerikan i Luizianës e ndaloi së fundmi shitjen e çdo malli të këmbyer me para cash.

Blogeri financiar libertarian, Martin Armstrong, përballë të tilla zhvillimeve, flet për “epokën e totalitarizmit ekonomik”.

Edhe në Gjermani, ku paraja cash përdoret ende rëndom, shteti ka një marrëdhënie të paqartë me të, sipas “Handelblatt”. Në ligjin e Bankës Federale, është e sanksionuar se bankënotat në euro janë të vetmet mjete pagese “ligjore të pakufizuara”.

Por si “Thesar” ai refuzon të pranojë këtë “mjet pagese të pakufizuar ligjor” për balancimin e borxheve e të taksave. Sidoqoftë, në vlerësimet tatimore, paratë cash nuk pranohen.

Në vende të rajonit tonë, si Serbia apo Mali i Zi, janë reduktuar në minimum përdorimi i parasë cash dhe janë bërë disa hapa për formalizimin e ekonomisë, por, nga ana tjetër, kufizimi në nivele kaq të ulëta i përdorimit të parasë cash në vende ku sidomos të ardhurat dhe këmbimet janë të ulëta, ka sjellë kritika të bazuara. Sidoqoftë, dilema mes aksiomës, “Cach is King” dhe idesë moderne të përdorimit të parasë në qarkullim e pagesa, sipas ekspertëve, do të tronditet rëndë në vitet e dekadat në vijim.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama