Veliaj fton qytetaret te bashkohen ne 4 shtator per pastrimin e Tiranes

Veliaj fton qytetaret te bashkohen ne 4 shtator per pastrimin e Tiranes

Kryetari i bashkisë së Tiranës mblodhi përfaqësues të shoqërisë civile për të kërkuar fillimin e një tradite të re të përbashkët të bashkëpunimit. Gjithashtu Veliaj u kërkoi të mbështesin aksionin e 4 shtatorit për të pastruar kryeqytetin. “Kërkoj nga shoqëria civile të japë idetë e saj, që mund të bëhen dhe nisma. Gjithashtu kam disa ide për të cilat kërkoj mbështetjen e shoqërisë civile. I bëj thirrje shoqërisë civile të bëhet pjesë e aksionit të 4 shtatorit”.

Vendosjen e gjobave të rënda ndaj qytetarëve që ndotin ambientet publike Veliaj e justifikoi me ndotjen e madhe, duke e konsideruar Shqipërinë si shtetin më të papastër në rajon.

“Politika ka shumë nevojë për idetë dhe nismat e shoqërisë civile. Në këtë kontekst duhet ta shikonim njëri – ­tjetrin si partnerë. Për shumë prej jush që po inkurajojnë ligjin për vullnetarizmin, beteja më e madhe është ajo me mentalitetin. Për këdo që mendon se në kapitalizëm nuk ka nevojë për vullnetarizëm mjaftojnë të shkojë vendet e zhvilluara atje ku ka më shumë vullnetarizëm. Çështjen e pastrimit në qytet e kemi marrë shumë seriozisht. Besoj që ata që kanë lindur në komunizëm e dinë se varfëria nuk tregon mungesë higjiene. Prandaj ne jemi një qytet që duhet të fillojë të punojë, pasi procesi i pastrimit është shumë larg ambicieve tona, por besoj se është shumë më ndryshe se 4 javë më parë”,­ tha Veliaj.

Sipas tij, “monopolin e pastrimit nuk e ka bashkia e ka e gjithë shoqëria. Kjo është arsyeja që ne kemi marrë disa masa, ndaj kemi vendosur disa gjoba të rënda, se jemi vendi më i ndotur në rajon. Do doja t’ju kisha në krah në aksionin e 4 shtatorit për të treguar se jemi një qytet që bie por që edhe ngrihet bashkë. Do doja të ishit pjesë e këtij operacioni, të bëheshit pjesë e këtij aksioni për të pastruar Tiranën”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama