Eksodi qe vazhdon dhe nje lajm interesant nga Gjermania

Eksodi qe vazhdon dhe nje lajm interesant nga Gjermania

Ashtu siç ndodh rëndom me median shqiptare, pasi e ndezi debatin për eksodin e shqiptarëve, e mbajti vetëm për pak kohë në qendër të vëmendjes.

 

Ndërkohë shqiptarët vazhdojnë të ikin drejt Gjermanisë dhe tashmë të gjithë kanë një pyetje: A do i kthejë Gjermania të gjithë ata që kanë ikur?

 

Që të kuptohemi, askush prej tyre thuhet se nuk përfiton azil për shkaqe ekonomike.

 

Por të bie në sy përpjekja e qeverisë shqiptare për ta paraqitur këtë si një problem të Shqipërisë, por edhe të Gjermanisë.

 

A është vërtet ky një problem i madh i Gjermanisë?

 

Një nga lajmet më të lexuara tek BBC këto dy ditë flet për rënien e ndjeshme të natalitetit në Gjermani.

 

Sipas transmetuesit britanik, një studim ka zbuluar se nataliteti në Gjermani është në nivelin më të ulët në botë, duke shtuar frikën se mungesat në tregun e punës do dëmtojnë ekonominë.

 

BBC thekson se Gjermania ka rënë poshtë Japonisë me nivelin më të ulët të lindjeve jo vetëm në Europë, por në mbarë botën.

 

Gjatë pesë viteve të fundit, në Gjermani kanë lindur 8.2 fëmijë për 1 mijë banorë, pavarësisht përpjekjeve të shumta të qeverisë së Angela Merkel për të ndihmuar çiftet me fëmijë të porsalindur.

 

Arno Probst, një analist i kësaj fushe, thotë se “pa tregje të forta pune, Gjermania nuk do ruajë dot fuqinë e saj ekonomike”.

 

“Vendi do ketë nevojë për emigrantë të rinj për të mbushur këtë boshllëk të rëndësishëm. Dhe më shumë gra janë të nevojshme në forcën e punës për të shmangur problemet ekonomike”.

 

Duket se kjo puna e eksodit nuk është hall gjerman.

 

Jo më kot Deutsche Welle shkruante para disa kohësh se emigrantët janë të mirëpritur.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama